100 operacione të ndërlikuara u kryen gjatë javës së shëndetësisë turko kosovare

Dhjetëra qytetarë me probleme të ndryshme shëndetësore kanë përfituar qe të marrin shërbime brenda shtetit përmes ekipeve të mjekëve nga Turqia.

Ata kanë kryer disa operacione të ndërlikuara që ishin paraparë përmes javës shëndetësore turko kosovare, raporton KTV.

Ky bashkëpunim po konsiderohet nga të dyja palët shumë i suksesshëm e më se i nevojshëm për kosovarët.

Qytetarët nuk janë të vetmit që përfituan. Në klinikën e radiologjisë janë mbajtur për një javë rresht ligjërata që lidhen me fushën, por problem u theksua të jetë mungesa e kushteve të punës.

Ky bashkëpunim do të pasojë edhe me vizita të tjera të profesionistëve nga Kosova, të cilët do të qëndrojnë në Turqi.

Mjekët nga Turqia ishin të 10 specializimeve të ndryshme, ndërkohë u premtua se bashkëpunimi dhe përkrahja e shtetit turk do të vazhdojë edhe në të ardhmen, qoftë përmes trajtimit të 100 pacientëve brenda vitit falas në Turqi, sipas marrëveshjes me Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.

Artikulli paraprakDeputeti i LDK-së: Mos të ngutemi, Demarkacioni s’kryhet me “stupc në krahë”
Artikulli vijuesDy matje të territorit të Kosovës – dy rezultate të ndryshme