13 të vrarë në dy sulme me bomba në kryeqytetin irakian

1 Min Read
Sipas informacioneve të marrë nga burime të sigurisë, 13 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në dy sulme të veçanta të makinave me bomba në kryeqytetin irakian në Bagdad.
 
 
BAGDAT (AA) – Të paktën 13 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në dy sulme të veçanta të makinave me bomba në kryeqytetin irakian në Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas informacioneve të marrë nga burime të sigurisë, mësohet se shpërthimi i një makinë bombë vrau 7 persona dhe plagosi 13 të tjerë në afërsi të zyrës së kadastrës në zonën jugore të Bagdadit, al-Bayya.
 
Gjithashtu 6 persona të tjerë u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën kur një tjetër makinë bombë shpërtheu në zonën al-Mansour në Bagdadin perëndimor, ku si pasojë e shpërthimit kanë marrë flakë dhe disa dyqane përreth.
 
Për shkak të sigurisë së dobët në shumë qytete të Irakut shpeshherë ndodhin ngjarje të dhunshme dhe shpërthime të ndryshme.kohaislame
Share This Article