Më të pasurit, 2.1 për qind e popullsisë së Zvicrës, posedon pasuri të barabartë me të ardhurat e 97.9 për qind të qytetarëve të tjerë të vendit, në bazë të analizës së Shoqatës zvicerane të sindikatave.
“Numri i njerëzve shumë të pasur vazhdon të rritet dhe në këtë tregues ka arritur një nivel krize”, thuhet në raportin vjetor të organizatës, i cili analizon shpërndarjen e të ardhurave në vend.
Sipas të njëjtit raport, vetëm 5 për qind e Zvicrës marrin paga mujore 14 ose më shumë mijëra franga (13 mijë euro), transmeton albinfo.ch.
Për 25 vjetët e fundit taksat në Zvicër për ata me të ardhura më të larta kanë rënë. Në të njëjtën kohë kontributet tatimore, sidomos në fushën e sigurimit mjekësor, tatimpaguesit me të ardhura nën mesataren kombëtare janë rritur, citon albinfo.ch.
Për shembull, në qoftë se në vitin 2000 për banorët e Zvicrës, me të ardhurat mujore të cilët kalojnë 14 mijë franga, norma tatimore ishte 37 për qind, tani ajo është reduktuar në 32 për qind.
Ndërsa barra e taksave zvicerane për të ardhura mesatare (14 mijë franga) u rrit në 180 franga ( 165 euro) në muaj.