21 presidentë vijnë në Çanakale për 100-vjetorin e fitores së Galipolit

Në ceremoninë që do të mbahet me rastin e shënimit të 100-vjetorit të Betejës së Çanakasë do të marrin pjesë 21 kryetarë shtetesh, kryeparlamentarët, kryeministra, ministra, drejtues dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
 
21 presidentë vijnë në Çanakale për 100-vjetorin e fitores së Galipolit
Me rastin e shënimit të 100-vjetorit të Betejës në Çanakala, më 24 dhe 25 prill, do të mbahen një sërë manifestimesh, në të cilat, përveç presidentit të Turqisë, do të marrin pjesë edhe presidentët e 21 vendeve, si dhe krerët e parlamenteve, kryeministrat, ministrat, ambasadorët dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendeve nga të gjitha pjesët e botës.

Pjesëmarrjen e tyre, në ceremoninë e shënimit të 100-vjetorit të një prej betejave më të ashpra të Luftës së Parë Botërore, e cila u zhvillua në Dardanele, e kanë konfirmuar edhe krerët e organizatave ndërkombëtare, si ai i Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Ligës Arabe, Organizatës së Konferencës Islamike, Unionit Afrikan dhe të tjerët.

Në mesin e të ftuarve janë edhe një numër i zyrtarëve të lartë nga rajoni. Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, Kryetar i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Mladen Ivaniç, President i Malit të Zi Filip Vujanoviç, Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor dhe ministri kroat i Veteranëve Predrag Matic Fred, kanë konfirmuar tashmë ardhjen e tyre.

Beteja në Çanakala, e njohur si Beteja e Galipolit, ishte një nga betejat më të përgjakshme dhe më të ashpra të Luftës së Parë Botërore, ndërsa sipas shumë treguesve edhe të luftërave në përgjithësi.kohaislame
Artikulli paraprakSejdiu: Nuk iu dorëzohemi mafias së ndërtimit
Artikulli vijuesGani Xhaka dëshmon sot kundër Ivanoviqit dhe katër të tjerëve