Shtëpia Fokus 3 të lënduar nga shpërthimi i një bombe në qendër të Stambollit

3 të lënduar nga shpërthimi i një bombe në qendër të Stambollit

Tre persona janë plagosur gjatë shpërthimit të një shok-bombe mbrëmë në qendër të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Incidenti ka ndodhur afër mbikalimit në rrugën Mecidiyekoy Yolu e cila përmes lagjes Sisli shpie në autostradën D100.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa rruga është rihapur për qarkullimin.

Shok-bombat nuk janë vdekjeprurëse, por përdoren që përmes dritës dhe zërit të lartë që lëshojnë të shkaktojnë çorientim.

 

Artikulli paraprakFunerali i diktatorit Enver Hoxha dhe vajtimi i shqiptarëve (VIDEO)
Artikulli vijuesMyslimanët dhe siguria në SHBA