387 PERSONA TË VRARË NË 3 DITËT E FUNDIT NË SIRI

Dhuna në Siri nuk ka të ndalur. Në sulmet e 3 ditëve të fundit të trupave siriane janë vrarë 387 persona në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë.

Ndërkaq në sulmin e organizuar në Halep është vrarë gazetarja japoneze Mika Yamamoto e cila gjendej në një makinë.

Në anën tjetër njoftohet se gazetarët turq, të cilët udhëtonin në drejtim të shtabit të Ushtrisë së Sirisë së Lirë për të marrë informata në lidhje me fatin e kameramanit Xhynejt Ynall (Cüneyt Ünal) prej të cilit nuk ka ndonjë informatë prej disa ditësh, me vështirësi shpëtuan jetët e tyre.

Njoftohet se gazetarët që janë të shoqëruar nga opozitarët shpëtuan me vështirësi nga sulmi ajror deri sa ishin duke u afruar shtabit të Ushtrisë së Sirisë së Lirë ku ishte parë për herë të fundit kameramani Ynall.

Ndërkohë që sulmet e forcave të Esadit vazhdojnë në gjithë vendin njoftohet për përleshje mes përkrahësve të tij dhe opozitarëve në Liban.

Në këto përleshje kanë humbur jetën 4 persona në mesin e të cilëve një fëmijë dhe u plagosën më shumë se 60 të tjerë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakPutini shkarkon disa zyrtarë të lartë
Artikulli vijuesTë dhëna shokuese rreth bilancit të viktimave në Siri