Sunet i harruar: Lyerja e syve me kohl
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ju këshilloj për ithmid-in (pigment arab për sytë) para se të flini, sepse ai është kohli më i mirë, i cili ndriçon (forcon) shikimin dhe mbin qerpikët.” Ibën Maxheh dhe En Nesaij. Shih “Es Sahihah” (724).
Po ashtu “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem lyente me kohl syrin e djathtë tri herë kurse të majtin dy herë.” “Es Sahihah” (633).
Dobi që përfitohen:
1. Prej udhëzimit profetik është lyerja e syve para fjetjes.
2. Syri i djathtë lyhet tri herë kurse i majti dy herë, sepse lyerja me kohl që Profeti alejhis selam u bënte syve ishte numër tek.
“Es Sahihah” (2746).
3. Lejohet për agjëruesin lyerja e syve. Imam Buhariu në “Sahihun” e tij thotë: “Enesi, El Haseni dhe Ibrahimi nuk shihnin ndonjë problem për agjëruesin nga lyrja e syve me kohl.”
4. Po ashtu sytë e banorëve të xhenetit do të jenë të lyer. Transmetohet nga Muadh bin Xhebel radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Banorët e xhenetit do të hyjnë në xhenet të zhveshur, pa mjekra dhe me syte si te lyer (me kohl). Mosha e tyre do të jetë 30 apo 33 vjeç.”
Et Tirmidhij 2545. Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) e ka konsideruar hasen.
Shkëputur nga “Sunetet e harruara” pj. 2