46 njohje i solla unë

Zëvendëskryeminisri i parë i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli ka thënë se ai i ka sjellur Kosovës 46 njohje dhe se angazhimi i tij në këtë aspekt nuk dallon qoftë kur është në pozitë qoftë kur është në opozitë.

“Unë për njohjen e Kosovës shtet kam lobuar që nga fillimi, qytetarët e Kosovës mirë e dinë sa njohjet kanë ardhur nga Behxhet Pacolli edhe kur nuk kam qenë fare në qeveri, pra si opozitë si tani në pozitë. Unë ju them se saktësisht janë 46 njohje të cilat kanë ardhur drejpërdrejt nga angazhimi im, njëzet prej tyre janë prej kohës kur jam në qeveri kurse njëzet e pesë të tjerat sa kam qenë në opozitë”, ka thënë Pacolli për Presheva Jonë.
Më tutje ai ka deklaruar se nuk hidhërohet me ata që e kritikojnë dhe se është i gatshëm gjithmonë të zgjasë dorën e pajtimit për të gjithë ata që e refuzojnë. /Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakSISTEMI IMUNITAR NDIKON MBI KUJTESEN
Artikulli vijuesSERBIA NË BE EDHE PA E NJOHUR KOSOVËN