5. Do të flas për Allah dhe Xhamija deri në frymën e fundit!

Do të flas për Allah dhe Xhamija deri në frymën e fundit!

Erdha në shtëpi vërtet i plagosur nga fjalët e saja, mora abdest dhe fala akshamin definitivisht e teprova me atë vajzë dhe takimet me të, Unë duhet të vazhdoj rrugës së Allahut dhe të mos takohem më me atë haram! E fajsoja vetën se kto lëndime vijn si rezultat i veprimeve të mija (Takimet me atë vajzë), gjithnjë më sillej në kokë toni i lartë i Hoxhës në ligjeratën “Zinaja” tek sa thonte:

A ishe frikësuar nga Babai i vajzës me të cilen ti po takohesh? 
dije se Allahu është më xheloz se Babai i saj.

Por disi kisha për të thënë edhe diçka, andaj i shkrova një letër asaj:

“E nderuar unë ty të deshta sepse më pëlqeje shum, doja ti të ishe nusja ime, doja ti të ishe gruaja ime, doja ti të ishe Nëna e fëmijve të mi, e vërtetë për momentin jam i varfër e nuk jam ai ish BOSSI i dikurshëm por sot i dhave vulë se çka në realitet don, ti thjesht don NJERI TE PASUN e unë i tillë nuk jam më, isha por me punë jolegjitime gjegjësisht me HARAM e unë tash e sa muaj siç edhe vet e din jam kthyer rrugës së Allahut dhe kam filluar të fali Namaz, një dit do të vdesim të gjithë, jeta është e shkurt, unë nuk mund ta rezikoj ahiretin për ty, të lutem ma bën Hallall dhe mirë bëre që vendose ti japim fund kësaj lidhje, por dije një gjë ajo fjalë e ytja “Veç për Allah dhe për Xhamija flet” ishte shum e rëndë, kërko falje nga Allahu dhe pendohu, ndërsa unë dije se me krenari sa të jem gjallë do të flas për Allahun dhe për Xhamijat”.

Selam Alejkum

(Vazhdon)

Artikulli paraprakISLAMI FEJA ME PËRHAPJE MË TË SHPEJTË NË EVROPË
Artikulli vijues6. Të humba?