1.Çfarë është Mossack Fonseca?
Dokumentat që nisën skandalin “Panama Paper” vijnë nga një studio ligjore panameze e quajtur Mossack Fonseca, që ka zyra në gjithë botën. Ka 600 vartës në 42 vende të ndryshme dhe është e specialuzuar në shërbime financiare offshore. Mes parajsave të tjera fiskale, Mossack operon në Zvicër, Qipro dhe në Ishujt Virgin. Kjo firmë është kontraktuar nga më shumë se 300 mijë ndërmarrje, gjysma e së cilave kanë seli në parajsat fiskale të Ishullit Man, apo Hurnsey. Mossack Fonseca vepron në 21 juridiksione dhe konsiderohet si një ndër 5 studiot më të mëdha në botë e specializuar në shërbimet financiare offshore.
2.Çfarë përmbajnë dosjet?
Sipas informacioneve të mbledhura deri tani, dosjet përmbajnë informacione për më shumë se 214 mijë shoqëri offshore. Hipoteza kryesore është që Mossack Fonseca mund të ketë lehtësuar evazionin fiskal dhe riciklimin e parave. Në dosje, besohet se mund të ektë fakte korruptive, dhunime ligjesh apo organizata kriminale të përfshira. Informacionet në dosje mund të zbulojnë se si qarkullon paraja e “pisët” në sistemin financiar global.
3.Kush duhet të shqetësohet?
BBC flet për të paktën 72 shefa qeverish, aktualë apo të larguar, të përfshirë në këtë skandal. Mes tyre spikat Vladimir Puytin. Por mes dosjeve ka edhe emra yjesh muzike, filmi apo futbolli. Kryeministri islandez Sugmundur Davio Gunnlaugson është i përfshirë po ashtu. Në dosje është edhe emri i aktorit Jackie Chan, familjes Assad, familjes mbretërore saudite, kryeministrit kinez Li Peng etj.
4.A është dhunuar ligji?
Jo domosdoshmërisht. Të mbash paratë në llogari offshore mund të jetë e ligjshme dhe kjo bëhet për të mbrojtur shuma të mëdha parash. Por e njëjta praktikë përdoret nga politikanët e korruptuar dhe organizatat kriminale për të ricikluar dhe pastruar paratë.
5.Çfarë ndodh tani?
Përgjegjësitë do të sqarohen nëpërmjet hetimeve penale që duhet të bëjnë llogaritë me ligjet e vendeve të përfshira. Sigurisht, duke parë informacionet e shumta që ende duhet të lexohen, vendet dhe personat e përfshirë mund të jenë edhe më shumë nga sa mendohet./ La Stampa/
You Might also Like
Bullgari, shpërthen autobusi me izraelitë
Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një autobus që transportonte turistë izraelitë në qytetin bullgar…
By
Redaksia
1 Min Read
Ushtria amerikane "fillon bombardimet" ndaj DEASH-it në Mosul
Ushtria amerikane e zbarkuar në lindje të Mosulit në Irak ka filluar bombardimin e pozicioneve…
By
Redaksia
1 Min Read
Bjeshkët e Junikut promovohen në mbarë botën (Foto)
Kosova ka plotë mrekulli të turizmit malor dhe atraksione turistike dimrore, por pa dyshim Juniku …
By
Redaksia
3 Min Read
Ministri i Jashtëm libanez mbron përfshirjen e Hizbullahut në Siri
Ministri libanez i Punëve të Jashtme, Adnan Mansour mbrojti ndërhyrjen Hizbullahut në Siri gjatë një…
By
Redaksia
1 Min Read
A e dini: Para 72 vitesh refugjatët grekë kërkuan strehim në Siri nga Lufta Dytë Botërore!
Këto ditë në rrjetet sociale qarkullojnë foto të vjetra të emigrantëve grekë të cilët u…
By
Redaksia
3 Min Read
Pastrimi i listave të veteranëve, mision i vështirë
Pavarësisht kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që të bëhet pastrimi i listave të veteranëve…
By
Redaksia
1 Min Read
