5 sekrete të njerëzve përherë të dobët

Gati nuk kalon nje dite dhe dikush te mos shpike ndonje diete te re “revolucionare”, e cila do te ndryshoje menyren sipas se ciles ushqehemi dhe t’u mundesoje te gjitheve te hane cfare te deshirojne dhe ne menyre te suksesshme te mbajne linjen vitale te modelistes. Fatkeqesisht, ekspertet tashme me dekada paralajmerojne se si ekziston vetem nje menyre e besuar dhe e deshmuar per nje pamje vitale – kombinimi i ushqimit te duhur dhe ushtrimeve te shendetshme.

Megjithate, nuk do te lejojme qe kjo te na ndaloje per te kerkuar apo jo? Te gjithe e kemi nje mik apo mike, te cilet duket qe hane aq sa iu deshiron zemra, por ne fund jane njelloj vital dhe ne forme. Sigurisht, edhe gjenetika luan rol te caktuar aty, por nuk mundemi qe per gjithcka te fajesojme gjenet. Ne kemi vendosur te germojme neper internet dhe te zbulojme se ku qendron sekreti i tyre dhe a ka rregulla qe ata i ndjekin (fshehtas). Kemi zbuluar gjerat ne vijim:

1.Balancimi para se gjithash
Dilni cdo vikend me mikeshat dhe keto dalje gati gjithmone perbehen nga konsumimi i sasive te medha te alkoolit, dhe me pas vjen ngrenia e ndonje byreku te yndyrshem apo hamburgeri ne kater te mengjesit, para se te niseni ne shtepi. Nuk eshte asnje sekret qe alkooli dhe byreku jane katastrofe e vertete per linjen, por duket qe kjo nuk ndikon aspak ne vitalitetin e mikes e cila del me ju dhe ajo ha gjithcka qe hani edhe ju. Nje nga gjerat kyce te ushqimi eshte balancimi. Madje edhe dietat me te rrepta kane mirekuptim per gabimet e herepashershme, por edhe trupi yne. Shijimi i byrekut ose akullores nje here ne jave nuk do ta vrase askend, por eshte shume e rendesishme qe ato te jene perjashtime. Mund te jeni te sigurt qe njerezit sikur shoqet tuaja perhere te dobeta ushqehen shume mire dhe shendetshem ne momentet kur nuk i shikoni. Trupi eshte sistem shume me i perkryer sesa jemi te gatshem te pranojme, por kurre nuk duhet te dilni jashte kufijve te arsyes dhe mases.

2.Mos kaperceni mengjesin
Po te kishin mbledhur nga nje euro sa here qe e keni degjuar apo lexuar kete fjali, do te ishit te pasur, apo jo? Mos e merri per te keq kur e perserisim kete si pllake e prishur por ne situaten ku me shume se dy te tretat e njerezve e bejne pikerisht kete gje, duhet te perdorim cdo rast per te perkujtuar se sa i rendesishem eshte mengjesi per menyren e duhur te ngrenit, pra edhe te linjes vitale. Te gjithe hulumtimet relevante ne disa dekadat e fundit kane vertetuar se si ushqimi i shendetshem dhe i balancuar eshte celesi i suksesit per shendet, prandaj nuk keni asnje arsyetim per ta injoruar.

3.Bejeni ushqimin e shendetshem te shijshem
Pikerisht fakti qe shumica ushqimin e shendetshem e lidhin me shijen e kartonit eshte arsyeja pse numri aq i madh i perpjekjeve per t’u dobesuar dhe mbajtur dieta perfundojne pa sukses, ndersa njerezit per vetem pak dite perseri u kthehen shprehive te vjetra e te keqija. Asnje diete e arsyeshme nuk do t’ju detyroje te hani sallaten pa asnje pike vaji ulliri apo kripe dhe te jeni te sigurt qe qasja e tille radikale ndaj ushqimit eshte e denuar te deshtoje. Kjo vlen edhe per shume ushqime tjera, si grashina. Leblebite per shumicen jane ushqim i merzitshem dhe i lodhur, cka aspak nuk cudit nese nuk e hani te zier dhe pa melmesa. Nga ana tjeter, nese leblebite i perzieni me patellxhan dhe vaj ulliri, ushqimi i merzitshem ne moment shnderrohet ne ushqim, te cilen asnje pashtete mishi nuk do te mund ta kaloje.

4.Ushtroni
Uff, ajo fjale e tmerrshme me “U”. “Mikja ime eshte e dobet dhe kurre nuk shkon ne palester”, do te mendoni me siguri. Besojme qe eshte e vertete, por ushtrimet dhe aktivitetet fizike nuk jane domosdo te lidhura me djersitjen ne palester apo 50 kilometra ciklizem ne dite. Nese kaloni tete ore ne dite te ulur ne zyre, dhe me pas uleni ne automobil dhe udhetoni neper trafik deri ne shtepi, vetem qe pjesen tjeter te dites ta kaloni te ulur ne kauc, mos u cudisni qe ecni pak, dhe kilogramet nuk ikin. Nga ana tjeter, mikja juaj e dobet e cila nuk shkon ne palester, me siguri shkon ne kembe ne pune ose te pakten me transport publik, cdo mbremje shetit me shoqet apo qenin per 45 minuta dhe deri te dyqani gjysme kilometri larg nuk shkon me automobil, sic shkoni ju. Nuk eshte e nevojshme te jeni Rocky Balboa qe ngadale te vini ne forme.

5.Degjojeni trupin tuaj
Edhe nje nga gabimet e medha qe njerezit i bejne ne dieta eshte injorimi komplet i trupit. Fokusimi i tepert ne ate cka shkruan ne planin e dobesimit dhe mosnjohja e nevojave dhe kufijve personale, me siguri nuk do t’ju ndihmoje te arrini qellimin tuaj. Trupi yne ne menyra te ndryshme subtile apo me pak subtile na thote qe ka nevoje per dicka, prandaj keto thirrje kurre nuk duhet t’i injoroni, pavaresisht a behet fjale per gjume te mjaftueshem, ushqimin e kripur, apo dhimbjen e vogel ne bark. Trupi i cili eshte teresisht jashte formes eshte vetem shenje qe deri tani jeni sjell keq ndaj tij, prandaj te kuptuarit e kesaj eshte hapi i pare per te ndertuar baza te mira per nje linje vitale ne vitet ne vazhdim. (B.L/Koha ditore)

Artikulli paraprakRoli i filantropisë në zhvillimin ekonomik
Artikulli vijuesÇ’është poleni i bletës?