Banka Nacionale e Zvicrës SNB raporton të ketë rezerva valutash në vlerë prej 522.3 miliardë franga.
Në fund të shkurtit janë rritur rezervat për 13 miliardë.
Në fund të muajit mars rezervat valutore kishin arritur vlerën 522.3 miliard franga ndërsa në fund të shkurtit ishin ende 509.3 miliardë. Stoku i përgjithshëm i rezervave (duke përjashtuar arin) arriti në fund të muajit mars 528 miliardë në krahasim me 515.1 miliardë sa ishin muajin parparak, njoftoi SNB, transmeton albinfo.ch.