9 praktika të dëmshme për fytyrën

Keni probleme me fytyrën? Praktikat tuaja të përditshme mund ta dëmtojnë atë. Dermatologët theksuan se efekti i disa praktikave të aplikuara në fytyrë është shumë serioz.
Sipas “Foxnews” disa nga problemet e fytyrës, të cilat shfaqen kur plakemi janë rrudhat, lëkura e varur, njollat ngjyrë kafe etj. Plakja është e pashmangshme.
Por ne mund ta ngadalësojmë këtë proces. Duke pohuar se ne mund të parandalojmë probleme si tharja apo zbehja, dermatologët i radhisin kështu disa praktika të cilat mund të prishin strukturën e saj:
1. Moti i ftohtë: moti i ftohtë dhe larja e fytyrës me ujë të ngrohtë shkakton tharjen e lëkurës. Mund të përdorni zbutës me seramid. Njomeni fytyrën tuaj në mëngjes dhe darkë. Zbutësit më të mire janë ata që nuk krijojnë pika të zeza, pa yndyrë dhe nuk e dëmtojnë lëkurën.
2. Cigarja: krahas kancerit të mushkërive, cigarja mund të shkaktojë rrudha dhe zhduk elasticitetin e fytyrës. Ka shumë metoda për të lënë cigaren si grupet e ndihmës, produkte që zëvendësojnë nikotinën dhe ilaçet. Ju duhet ta lini menjëherë cigaren për të pasur një fytyrë të shëndetshme.
3. Përdorimi i kremit të gabuar për buzët: shumë kremra buzësh përmbajnë fenolm, lëndë e cila than buzët. Në fillim duket sikur i bën mire buzëve por pas një kohe të shkurtër mund t’ju nevojitet prapë. Kontrolloni kremin e blerë nëse përmban fenol.
4. Pagjumësia: kur flemë hormonet e stresit janë në nivelin më të ulët ndërsa molekulat anti-infeksion në më të lartin. Prandaj sa më pak të flini aq më shumë do t’ju përkeqësohet fytyra. Studimet sugjerojnë 7-8 orë gjumë në ditë. Nëse flini më pak shtojani gjysmë ore gjumit tuaj dhe ndjeni ndryshimin.
5. Solari: studimet e kohëve të fundit tregojnë se solari ndikon në shfaqjen e kancerit. Studimi i realizuar në Universitetin Minnesota tregoi se personat të cilët hyjnë 50 orë në solar janë tre here më shumë të rrezikuar nga kanceri më vdekjeprurës i lëkurës.
6. Prekja e puçrrave: shtrydhja e puçrrave ose heqja e tyre është e dëmshme për shëndetin. Nëse lëkura juaj do infektohet ngjyra e saj do të zbehet. Kurimi i këtij fenomeni mund të zgjasë muaj e ndonjëherë vite. Prandaj menjëherë sa të dalloni infeksion në fytyrën tuaj shkoni tek specialistët e lëkurës. P.sh injeksioni steroid mund ta zgjidhë këtë problem pa lënë shenjë.
7. Stresi: stresi nxit luftën kimike. Hormone si adrenalina ngushtojnë enët e gjakut duke ia hequr ushqimin. Stresi afatgjatë nxit prodhimin e kortizonit, i cili ndikon në trashjen dhe ashpërsimin e lëkurës. Mëso rrugët e qëndrimit larg stresit, bëni ushtrime.
8. Dielli: është shkaktari kryesor i plakjes, rrudhjes deri tek kanceri i cili dëmton lëkurën. Mbroni lëkurën tuaj nga rrezet UVA dhe UVB, duke përdorur krem solar me të paktën 30 faktorë. Nëse do të qëndroni gjithën ditën në det përdorni krem solar çdo 2 orë. Mos harroni pjesën pas qafe dhe veshëve. Kur të blini krem solar kontrolloni nëse kremi përmban elementët e mëposhtëm:
– Oksid zinku: të mbron nga rrezet UVA, ka veti zbutëse të irritimeve të lëkurës dhe në të njëjtën kohë është anti-mikrobik.
– Dioksid titaniumi: thith mire rrezet UVA dhe UVB , mundëson një mbrojtje afatgjatë , dhe nuk lejon depërtimin e ujit.
– Niacinë: është provuar se ekuilibron klinikisht ngjyrën, indet dhe butësinë e lëkurës.
– Vitamina E: ndihmon në përmirësimin dhe mbrojtjen e lëkurës.
9. Përzierja e kremrave: gabimi më i përhapur që bëhet nga njerëzit në kurën e akneve është mendimi se përdorimi i një sasie të madhe bën më shumë efekt. Disa përdorin 3 -4 kremra për një here. Kjo gjë përkeqëson më shumë lëkurën. Nëse vëreni se ilaçet e shitura pa recetë nuk ju bëjnë efekt, atëherë shkoni tek specialistët e lëkurës. Aknet nuk lindin vetëm nga yndyra. Krahas kësaj mund të burojnë nga infeksioni dhe irritimet.

Artikulli paraprakGoogle nxjerr Android 4.2 source code
Artikulli vijuesAromaterapia dhe sqarimi i 25 vajrave