SHBA dërgon trupa në Jordani

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një njësit prej 200 ushtarësh në Jordani, për ta ndihmuar siq thuhet Jordaninë që të përballet me konfliktin në Sirinë fqinje.

Ushtarët nga Divizioni i Blinduar do të zëvendësojnë në Jordani numrin e ngjashëm të ushtarëve amerikanë, të cilët ndodhen atje tashmë disa muaj.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se trupat që dërgon Pentagoni, do të kenë detyrë planifikimin e operacioneve, që sigurojnë se armët kimike në Siri mbesin në vende të sigurta.

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka paralajmëruar se konflikti mund të përhapet në Jordani. Në një intervistë për mediat lokale, ai po ashtu ka akuzuar Perëndimin se mbështet militantët e Al Kaidës në luftën kundër regjimit të tij.

Konflikti civil në Siri ka nisur në mars të vitit 2011 dhe deri më tash ka marrë mbi 70,000 jetë njerëzish./bs/kohaislame

Artikulli paraprakAmbasada e Zvicrës nuk po i pranon certifikatat e reja
Artikulli vijuesGreku plagos me armë 28 emigrantë, punëtorë të tij