Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka kërkuar nga mbretërit jordanezë dhe sauditë që të bëjnë presion mbi presidentin palestinez Mahmud Abas të njohë Izraelin si shtet hebraik, ka thënë një zyrtar i lartë izraelit për gazetën Haretz.
Zyrtari nuk bëri të ditur se si janë përgjigjur të dy mbretërit kërkesës së Kerryt, por shoti se Kerry u kërkoi atyre që të ofrojnë mbështetjen e tyre nëse Abas pajtohet, ose, më së paku për të kërkuar që ai mos ta “hudhë” këtë ide.
Përveç kësaj, zyrtari izraelit ka thënë se Kerry shpreson të marrë një “përgjigje pozitive” për këtë ide nga ministrat e jashtëm të Ligës Arabe, gjatë takimeve të tij në Paris në ditët e ardhshme.
Sipas Haretz, Kerry ka miratuar pikëpamjen e Izraelit në raundin aktual të negociatave dhe po punon për të arritur një marrëveshje që kërkon që autoritetet palestineze të njohin Izraelin si shtet çifut, sepse pa këtë njohje, ai mendon se Izraeli do të refuzojë të negociojë në bazë të kufijve të vitit 1967.
Ambasadori i SHBA-ve në Tel Aviv ka thënë se Kerry mendon që kjo projekt marrëveshje të finalizohet brenda javësh./mesazhi/
You Might also Like
SHBA, besimtarët e xhamisë më të vjetër ftojnë Trump për vizitë
Udhëheqësia e xhamisë “The Mother Mosque of America" në Cedar Rapids ka ftuar Trump për…
By
Redaksia
2 Min Read
Juncker: Turqia duhet t’i përmbushë kushtet ose nuk do mund të udhëtojnë pa viza
Sipas Presidentit të Komisionit Evropian, Juan Claude Juncker, marrëveshja që do t’ia largonte vizat Turqisë…
By
Redaksia
1 Min Read
Libia ndërroi emrin zyrtar dhe dështoi në hartimin e draft kushtetutës
Kongresi Kombëtar libian (parlamenti) miratoi zyrtarisht refuzimin e emrit "Jamahiriya e Madhe", të cilin vendi…
By
Redaksia
1 Min Read
Siri: "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit" mori qytetin e Azazit
Grupi "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit" njoftoi marrjen nën kontroll të qytetit të Azazit…
By
Redaksia
0 Min Read
Egjipt: Vëllazëria Muslimane, kandidati ynë ka fituar numrin më të madh të votave
Sipas vëllazërisë muslimane në Egjipt kandidati i tyre ka fituar numrin më të madh të votave,…
By
Redaksia
1 Min Read
Ankohen disa refugjatë: Evropa po na trajton si kafshë
Rreth 4 mijë emigrantë kanë arritur në ishullin Lesbos të Greqisë vetëm fundjavën e fundit.…
By
Redaksia
5 Min Read
