Sektori ndërkombëtar: Samiti i shtatë global për industri hallalle ka filluar dje me 3 prill në Qendrën e Hulumtimeve të Kualalampurit, kryeqytetin e Malejzisë dhe përfundon sotë.
Agjencia Kur’anore Iraniane e Lajmeve (IKNA) duke cituar burimin informativ “Saphir News”, njofton se Malejzia gjatë këtyre ditëve është nikoqir i tre konferencave ndërkombëtare në lidhje me prodhimet hallalle dhe për këtë arësye media Kualalampurin e përmendin si “kryeqytet hallall” në muajin prill të vitit 2012.
Sesioni i shtatë i samitit global për industrinë hallalle (WHF) është duke u zhvilluar me titull “Inspirimi, shpikja dhe investimi” ku pjesëmarrësit pasi që do të shqyrtojnë metodatë për zgjerimin e bashkëpunimeve tregëtare në mes kompanive prodhuese të prodhimeve hallalle, do të shkëmbejn edhe përvojat e tyre në mes vete.
Gjatë këtij samiti global përveçëse do të ekspozohen prodhimet më të reja hallalle sëbashku me teknologjitë më të reja të kompanive prodhuese të prodhimeve në përputhje me dispozitat e sheriatit islam, përvaqësuesit e shteteve të ndryshme do të marrin pjesë gjithashtu në konferencën “Horizontet përpara konsumatorve hallall”.
Gjithashtu edhe panairi i nëntë ndërkombëtar për prodhime hallalle në Malejzi (MIHAS) zhvillohet gjatë këtij muaji me kontributin e Ministrisë të Tregëtisë të Jashtme dhe Industrisë të Malejzisë si dhe do të organizohet edhe konferenca globale për hulumtime hallalle në Kualalampur të Malejzisë. 977509/iqna.ir/kohaislame