Irani i druhet Arabisë Saudite për çmimin e naftës

Çmimet e naftës botërore, në rast se vazhdojnë të bien, do të mund të dëmtojnë vendet përgjatë Lindjes së Afërt, në rast se Arabia Saudite, eksportuesi më i madh botëror i naftës së papërpunuar, nuk ndërmerr hapat e duhura me të cilin do të rritej çmimi i naftës.

Mosveprimi i Arabisë Saudite në çështjen e ndaljes së rrënjës së çmimit të naftës ka efekte strategjike mbi Iranin, thonë zyrtarët iranian, të cilët edhe më tej shpresojnë se mbretëria saudite do të veprojë në mënyrë përkatëse. Çmimi i naftës në tregun botëror të mërkurën ka shënuar minimumin më të madh në pesë vitet e fundit, kjo ka ndodh si pasojë e vendimit të Arabisë Saudite që të mbajë prodhimin e naftës në nivel të njëjtë përkundër kërkesës së zvogëluar në tregun botëror. Anëtarët e OPEC-ut Venezuela dhe Irani, janë të zëshëm në kërkesën që të zvogëlohet prodhimtaria dhe të mos lejohet rrënja e mëtutjeshme të çmimit të naftës, ”ekzistojnë disa arsye për shkak që çmimi i naftës është në rënie, por Arabia Saudite lojtari më i madh i OPEC-ut, mund të ndërmerr hapa e cila do të kishte rol të rëndësishëm në ndalimin e këtij procesi”, ka thënë Abdullahiani.” Në rast se Arabia Saudite nuk ndihmon në ndaljen e rënies së çmimit të naftës, ky do të ishte gabimi serioz e cila negativisht do të reflektohet në sistemet ekonomike të të gjitha vendeve në rajon”, ka shtuar Abdullahian. Nga komentet e t’ia theksohen dukshëm dallimet thelbësore në mes republikës shiite dhe mbretërisë sunite, të cilët gjenden në luftë për superioret dhe ndikim të tyre në rajon.

Abdullahian ka cek se Irani do të nis bisedimet shtesë me Arabinë Saudite rreth çmimit të naftës, përmes përfaqësuesve në OPEC, si dhe nëpërmjet kanaleve të ministrive të punëve të jashtme. Në bisedë me gazetarin e Rojtersit nuk janë cekur datat e sakta të fillimit të këtyre bisedimeve. Të përkujtojmë se Arabia Saudite muajin e kaluar ka marrë qëndrim se nuk do të zvogëlojë prodhimin e naftës përkundër anëtarëve tjerë të OPEC-ut që do të bëjnë atë. Kryetari iranian Hasan Ruhani ka thënë në dhjetor se refuzimi i Arabisë Saudite për kontrollin e çmimit të naftës do të konfirmojë teorinë e komplotit kundër interesave të rajonit të Lindjes së Afërt.

Irani ka dërguar komandantët e Gardës Revolucionare në Bagdad dhe Damask për të ndihmuar shiitët dhe alevitët e atjeshëm në luftë kundër organizatave sunite. Abdullahiani ka refuzuar akuzat të cilët flasin se Irani ka kryer sulme ajrore në hapësirat e Irakut.

Abdullahiani ka konfirmuar preferencën iraniane ndaj kryetarit sirian Asad, duke thënë se kryetari sirian do të duhet të përfshihet në çfarëdo tranzicioni politik me të cilin do të përfundohet konflikti gati katërvjeçar.

Artikulli paraprakIrani i druhet Arabisë Saudite për çmimin e naftës
Artikulli vijuesSulmohet një xhami në Suedi, pesë të plagosur