Një ligjvënës rus ka propozuar ndalesën e shprehjeve të tilla si “terrorist islamik” dhe “militant islamik” në media. Ai ka thënë se të tilla shprehje japin pikëpamje të gabuar rreth fesë Islame dhe vendosin në rrezik besimtarët e thjeshtë. Shamsail Saraliyev, anëtar i partisë ‘Rusia e Bashkuar’ e presidentit Vladimir Putin, në seancën e kësaj jave e ngriti këtë iniciativë të tijën në Komitetin për Politikat Informative të Dumës (Parlamentit rus), raporton e perditshmja ‘Izvestia’ dhe sipas kësaj gazete deputetët rusë, e mbështetën idenë e tij. Saraliyev para se të bëhej pjesë e parlamentit rus ai ishte minister i marrëdhenieve të jashtme, politikave etnike dhe informacionit të brendshëm muslimano-rus. Aktualisht ai është anëtar i “State Duma committee for Foreign Policy” (komitetit të Duma’s për politikën e jashtme). Deputiti Saraliyev në një interviste me ‘Izvestia-n’ tha se koheve të fundit mass media është shumë e lirshme dhe shpeshherë përdorë shprehje si “terrorizëm islamik”, “terrorist islamist”, “Xhihadist”, “Shehid” dhe shumë shprehje të këtij lloji. “Këto shprehje i shtyjnë njerëzit drejt konkluzionit se feja muslimane dhe terrorizmi janë e njëjta gjë. Njerëzit e thjeshtë automatikisht fillojnë të i lidhin muslimanët me banditë, vrasës dhe terroristë,” tha Saraliyev. Saraliyev përsëriti tezën se Islami tradicional është një mirësi dhe krijim që promovon bashkëjetesën paqësore ndërmjet të gjithë popujve. Raportet rreth thirrjes së fesë myslimane për agresion dhe ekstremizmit është një gabim apo një gënjeshtër e pabazë, shtoi ai. “Ashtu siç ne nuk i quajmë të krishterë “fashistët”, ashtu ne duhet të ndalojë edhe etiketimet ndaj muslimanëve kur ne përshkruajmë grupet radikale militante të cilat pretendojnë të jenë pasues të Islamit.” Në 2012, Saraliyev ishte ndër sponsorët e projekt-ligj që bëri thirrje për një ndalim të masmedia duke përmendur etnicitetin e kriminelëve apo të dyshuar në raportet e lajmeve. Edhe pse nuk ka kaluar ende në ligj, projekt-ligji bëri që disa organe të medias ta miratojnë këtë rregull në baza vullnetare. Saraliyev e quajti këtë një vetë-rregullim dhe një shembull se si të ndalohet ‘lidhja’ mes islamit dhe terrorizmit, duke shpresuar që ky shembull të funksionojë në të ardhmen. Ka rreth 20 milionë muslimanë në mesin e popullatës së 140-milion të Rusisë. Islami në Rusi konsiderohet si fe tradicionale në vend, së bashku me krishterimin ortodoksizmin, judaizmin dhe budizmin. Përktheu: Gen Kelmendi Burimi: http://rt.com/politics/215131-russian-islamic-terrorist-ban/
You Might also Like
Në dallim prej Kadrisë, Kryeministri i Kanadasë respekton kulturën islame dhe femrave nuk ua zgjatë dorën
Kryeministri i Kanadasë e njeh dhe e respekton kulturën islame. Ai gjatë ceremonisë së mirëseardhjes…
By
Redaksia
2 Min Read
Themeluesi i 'Charlie Hebdo': Redaktori çoi drejt vdekjes stafin
Një nga themeluesit e revistës satirike “Charlie Hebdo” ka akuzuar redaktorët e tij, të cilët…
By
Redaksia
1 Min Read
Devijimi i imazheve të figurave kombëtare
Ismail Qemal bej Vlora në posterat e Pavarësisë dhe të festimeve në kuadrin e 100…
By
Redaksia
5 Min Read
Raport: Lista e zezë e faqeve islamofobe shqiptare on-line
(Lista e zezë e faqeve islamofobe on-line- si dhe një përmbledhje të shkurtër mbi termin…
By
Redaksia
9 Min Read
Në Angli dhe Uells popullsia muslimane është dyfishuar në 10 vitet e fundit
Zbulohet se numri i muslimanëve të cilët jetojnë në Angli dhe Uells në 10 vitet…
By
Redaksia
2 Min Read
PERFORMANCA E TURQISË NË 10 VITET E KALUARA
Tashmë është kthyer në traditë që në jetën sociale dhe politike të bëhen analiza dhe…
By
Redaksia
9 Min Read
