Deklarata e UISH dënon ashpër këtë akt të ulët të kësaj reviste, e cila duke u mbrojtur me pretekstine lirisë së shprehjes dhe mendimit synon të mbjellë islamofobinë madje edhe armiqësinë ndaj Islamit dhe muslimanëve. SARAJEVË (AA) – Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër përmes një komunikate reagon në lidhje me satirizimin e profetit Muhammed. Të cilat i konsiderojnë të papranueshme, fyese, denigrues dhe provokues për ndjenjat e besimtarëve muslimanëve në botë, transmeton Anadolu Agency. Deklarata e UISH dënon ashpër këtë akt të ulët të kësaj reviste, e cila duke u mbrojtur me pretekstin lirisë së shprehjes dhe mendimit synon të mbjellë islamofobinë madje edhe armiqësinë ndaj Islamit dhe muslimanëve. “Ne ua bëjmë me dije të gjithë qytetarëve evropianë se Islami na mësoi ta duam këtë njeri, profetin Muhammed, i cili është i dashur për ne dhe i pazëvendësueshëm. Ai është njeriu i cili luftoi për të drejtat e njeriut, luftoi diskriminimin racor, gjinor dhe etnik. Ai na mësoi lirinë e të shprehurit dhe të menduarit si dhe barazinë, na mësoi ta duam tjetrin dhe ta respektojmë bindjen dhe besimin e tij. Na mësoi t’i duam dhe t’i respektojmë të gjithë profetët tjerë të Zotit, siç janë profetët Isa dhe Musa, paqja e Allahut qoftë mbi të gjithë ata. Na mësoi që ta duam njeriun si krijesë e respektueshme dhe e dinjitetshme, që njerëzimi të ndërtojnë një shoqëri të shëndoshë dhe të bashkëjetojnë mes vete në paqe, harmoni dhe tolerancë” thuhet në dekalratën e nënshkruar nga kryetari i UISH në Zvicërr, imami Nehat Ismaili. Aty më tej u bëhet thirrje institucioneve relevante, si dhe ambasadat e shteteve arabe dhe islame, që të ushtrojnë ndikimin e tyre, për të ngritur këtë çështje në instancat më të larta të vendimmarrjes në suaza të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të sjellin “një ligj i cili ndalon fyerjen dhe abuzimin me fetë dhe librat qiellor”. Reagimi përfundon me porosinë ndaj besimtarëve muslimanë, e cila është që të ndjekin rrugën e paqes, dashurisë dhe promovimit të vlerave të Islamit, sepse kështu na mësoi profeti Muhamed, që fyerjes dhe abuzimit t’i përgjigjemi me urtësi dhe moral të lartë.
You Might also Like
Indi: Më shumë se 100 persona vdesin nga i ftohti
Një grup bamirës kundër-varfërisë, Veprimi për Ndihmë, thotë se në disa shtete veriore të Indisë,…
By
Redaksia
1 Min Read
Abdul Muhsin el Abbad merr çmimin e Princ Naif iben Abdul-Azizit për shërbim të Sunetit
Dijetari i madh i Medines pejgamberike, Shejh Abdul Muhsin el Abbad, merr çmimin e mbretit…
By
Redaksia
1 Min Read
Kissinger: Në Shtëpinë e Bardhë po zhvillohet një luftë mes hebrenjve dhe jo-hebrenjve
Henry Kissinger, ish-Sekretar i Shtetit dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i presidentëve Richard Nixon dhe…
By
Redaksia
4 Min Read
Kërcënimi i shqiptarit detyroi australianin t’i dërgonte mbi 100 mijë Dollarë
Një 40-vjeçar në Australi ka rënë pre e shantazhit të një shqiptari, i cili i…
By
Redaksia
1 Min Read
SHBA, vritet një imam pas namazit
Njoftohet se një imam i cili pasi ka drejtuar faljen e namazit të drekës në…
By
Redaksia
1 Min Read
Assad: Nuk mund të më mposhtin
Në një intervistë të rrallë për revistën egjiptiane, al-Ahram al-Arabi presidenti sirian shtoi se dialogu…
By
Redaksia
1 Min Read
