Rreth 500 profesorë të Universitetit të Prishtinës refuzojnë të nënshkruajnë kontratat e reja, sipas vendimit më të fundit të Rektoratit, nëpërmjet të cilit profesorët e rregullt të cilët janë të zgjedhur ose të emëruar në institucione tjera, do të kenë statusin e profesorëve të angazhuar. Po ashtu ata paguhen vetëm për orët që mbajnë dhe nuk u njihet e drejta e gjysmënormës. Burime të “Kohës Ditore” bëjnë të ditur se profesorët nuk i janë përgjigjur ende ftesës së Rektoratit të UP-së që të nënshkruajnë kontratat e reja, bazuar në këtë vendim. Ndërsa, numri i madh i atyre që po refuzojnë këto kontrata janë profesorët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët njëkohësisht punojnë edhe si mjekë në Qendrën Klinike Universitare, pagën e së cilës deri tashmë e kanë pranuar si gjysmënormë, e jo të plotë. Pastaj, janë ata të Fakultetit Juridik që janë zgjedhur ose emëruar në institucione të tjera pos UP-së, por ka profesorë edhe nga të gjitha fakultetet tjera. E nëse profesorët nuk nënshkruajnë këto kontrata, atëherë vihet në pikëpyetje vazhdimi i akreditimit të programeve, meqë kuadri profesional është kusht thelbësor për akreditim. Gazeta ka siguruar dëshmi se një numër i madh i profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë janë ankuar në Inspektoratin e Punës rreth këtij vendimi.
You Might also Like
Diplomati holandez: Politikanët pas interesit personal, jo të Kosovës
Ambasadori i Holandës në Kosovë, Rober Bosch, shprehet i habitur sesi politikanët vendorë deri më…
By
Redaksia
1 Min Read
Prishtinë: Liderët fetarë thonë "askush s'ka të drejtë të vrasë në emër të Zotit"
Kosova nuk duhet të lejojë që ideologjitë ekstremiste të rrezikojnë tolerancën dhe mirëkuptimin ndërfetar, është…
By
Redaksia
5 Min Read
Paviçeviq: Jemi marrë vesh, në veri nuk paguhet doganë
Prishtina dhe Beogradi kanë vazhduar këto ditë bisedimet nëpër grupe punuese në lidhje me konkretizimin…
By
Redaksia
4 Min Read
Kurti mund të suspendohet për disa seanca
Deputeti i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, tashmë po hetohet nga organet e drejtësisë për shkak të…
By
Redaksia
1 Min Read
Oliver Ivanoviqit i Zgjatet Paraburgimi
Oliver Ivanoviqit iu ka zgjatur paraburgimi edhe për dy muaj. Lajmin për KALLXO.com e…
By
Redaksia
1 Min Read
Kaufman: Krenar me Adem Jasharin dhe Ukshin Hotin
Ish anëtari i Asamblesë së New York-ut, Stephen B. Kaufman dhe njëri ndër përkrahësit më…
By
Redaksia
2 Min Read
