Sa herë ju ka ndodhur të zgjoheni një minutë apo dy para se të bjerë alarmi? Ja se pse ndodh kjo. “Ndërkohë që aplikacionet dhe orët e ndryshme duhet t’ju zgjojnë gradualisht, trupi juaj përpiqet ta arrijë të njëjtën gjë. Që dita të fillojë sa më ngadalë, trupi në fazën e fundit të gjumit prodhon pak më shumë hormone që lidhen me stresin, duke e përgatitur trupin për t’u zgjuar”, thekson profesori i psikologjisë, dr. Jan Born. Gjatë studimit, Born dhe ekipi i tij kanë zbuluar se hormoni adrenokortikotropin prodhohet në sasi të mëdha, kur personi pret të zgjohet në një kohë të caktuar, transmeton Koha.net. Në këtë eksperiment, vullnetarët shkuan në krevat në mesnatë, ndërsa atyre iu tha që alarmi do t’i zgjonte në mëngjes në gjashtë, ndërsa dy ditët e ardhshme në orën nëntë. “Kur prisnin që alarmi do të binte në orën gjashtë, kishte një rritje shtesë të prodhimit të hormonit adrenokortikotropin, pak para se të zgjoheshin. Tek vullnetarët që e prisnin zgjimin në orën nëntë kishte një rritje të këtij hormoni”, shpjegoi dr. Born. Edhe pse zgjimin pak para alarmit shpesh ia atribuojmë shprehisë që të zgjohemi herët, si duket është krejtësisht e kundërta. Dr. Born shpjegoi se para zërit të alarmit më shpesh zgjohen pikërisht ata të cilët nuk janë mësuar të zgjohen herët, transmeton Koha.net. Megjithatë, nuk dihet krejtësisht se pse tek ata në fazën e fundit të gjumit rritet niveli i hormoneve të lidhura me stresin. “Çdo person ka një orë të ndryshme të brendshme. Variacionet në gjene vendosin se cili prej nesh do të “kurdiset” natyrshëm për t’u ngritur herët, dhe cili jo”, tha dr. Luciano di Tachio.
You Might also Like
Të palumturit kalojnë kohë në Facebook
Njerëzit që kalojnë shumë kohë në Facebook janë më pak të lumtur me jetën e…
By
Redaksia
1 Min Read
20 metoda dhe udhëzime që të duan njerëzit…
1- Fillo i pari me selam dhe përshëndetje ndaj tjerëve, sepse selami e rehaton dhe…
By
Redaksia
2 Min Read
Si shkonte plaku i verbër në xhami për të falur namazin me xhemat
Në një fshat të vogël që ndodhet në anën lindore të Medines, hasa në një…
By
Redaksia
1 Min Read
Martesa në Islam!
Në një anë Islami nuk lejon lidhje gjinore të pakufizuara dhe për këtë ndalon prostitucionin…
By
Redaksia
48 Min Read
Mos shpenzoni tepër!
A jeni mërzitur ndonjëherë kur nuk keni mundur për të blerë diçka që vërtet keni…
By
Redaksia
5 Min Read
Mulla Jakup Asipi: Në kohën e Osmanlive ja ke qenë Pashë, ja Beg, ja Vezir e ja Spahi, kurse tash?
"Në kohën e Osmanlive ja ke qenë Pashë, ja Beg, ja Vezir e ja Spahi..,…
By
Redaksia
0 Min Read
