Zbulohen detaje të reja – Familja izraelite qëndron prapa reviztës Charlie Hebdo

Tashmë kanë filluar të zbulohen edhe detajet tjera rreth origjinës dhe asaj se kush e ka drejtuar në të vërtet revistën satirike që jo rrallë herë publikoi karikatura, të cilat u cilësuan si ofendime të rënda për fenë islame.

Gazeta më e madhe për ekonomi në Holandë, Quote, raporton se Charlie Hebdo nga dhjetori kishte ndërruar pronësi, transmeton Telegrafi.

Pjesa më e madhe e aksioneve është blerë nga Baroni, Edouard de Rothschild, një prej shumë trashëgimtarëve të familjes Rothschild.

Rothschild është mbiemri i një prej familjeve më të mëdha hebraike, dhe njëkohësisht më të pasura që i kanë të shtrira bizneset dhe jetojnë në Gjermani. Ata kanë një pasuri të jashtëzakonshme.

Pasuria e tyre llogaritet të jetë shumica trashëgimi ndër kohë, pasi nga shekulli i 18-të ata i kanë themeluar bankat më të fuqishme evropiane.

Edhe sot familja Rothschild mbetet një prej familjeve më me ndikim në Evropë, pasi kanë disa institute investuese financuese, e po ashtu edhe banka të fuqishme në Evropë, transmeton Telegrafi.

Familja Rothschild konsiderohet një prej familjeve më të pasura në botë. Ata pos Charlie Hebdos kanë në pronësi edhe të përditshmen franceze, gazetën “Liberation” që e ka marrë përsipër mbarëvajtjen dhe funksionimin e mëtutjeshëm të Charlie Hebdos./kohaislame

Artikulli paraprakMeta në Parlamentin e Maqedonisë: Respektoni “Ohrin”
Artikulli vijuesFrancë: Dy priftërinj katolikë ditën e xhumasë në xhami