Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, thotë se deklaratat e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, sa i përket ministrit Aleksandër Jabllanoviq, kanë treguar pafuqinë e këtij të fundit.
Sipas tij, Mustafa ”ka hyrë në mal pa sopatë”.
“Edhe pse nuk jam marrë me deklaratat e kryeministrit, pasi ai me ato deklarata ka treguar për pa fuqinë e tij, duke lënë për të kuptuar se për rastin në fjalë, vendmi merret diku tjetër. Unë nuk mendoj se Jabllanoviqi është problemi, problem është Isa i cili “ka hyrë në mal pa sopatë”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.