Qipro synon t’i kërkojë Rusisë të krijojë një bazë ushtarake në këtë vend

Nikas Anastasiadis president i Qipros ka deklaruar të dielën se Nikozia mund t’i propozojë Rusisë të ngre dhe hapë një bazë ushtarake në Qipro.

Më 25 shkurt presidenti i Qipros pritet të vizitojë Rusinë ku do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve. Sipas një njoftimi të agjencisë Rianovosti baza ushtarake që mund të ngrihet nga Rusia në Qipro do të jetë bazë e forcave ajrore e cila mund të ndërtohet në distancën 4 km nga baza ajrore në jug të Qipros.

Artikulli paraprakKryeministri irakian i kërkon ndihmë Gjermanisë për Shërbimin Informativ
Artikulli vijuesJa sa i kushton shtetit shfrytëzimi i 10 mijë automjeteve