Yevgenia Albats
Tre vjetë më parë, në fillim të Vjeshtës së vitit 1999, Vladimir Putin i cili ishte kryeminister i asaj kohe urdheroi trupat ruse te ktheheshin ne Çeçeni per t’i dhënë fund rebelimit që çeçenët kishin nisur për pavarësi që nga viti 1991. Kjo fushatë e dytë ushtarake ne Malet e Kaukazit kishte disa qellime njëra prej të cilave kishte një kuptim të vacantë dhe supreme: tu jepte masave ruse një ndjenje sigurie pas nje dekade rrëmuje politike. Nevoja për siguri dhe dëshira për të besuar se kishte një udheheqës të aftë për ta siguruar atë e beri Vladimir Putin i cili kurrë më parë nuk kish hyrë në fushatë për post, presidentin e vendit. Të njëjtat ndjenja të atëhershme kanë mbajtur popullaritetin e z. Putin që nga ajo kohë.
Lufta e dytë në Çeçeni u kthye në një tjetër fushatë ushtarake brutale, të përgjakshme, të korruptuar e të turpshme që shpejt u kthye në një qorrsokak. Mijera ushtarë rusë humbën jetën. Dhjetëra në mos qindra mijera Çeçenë, guerilë dhe civilë janë vrarë. Tre vjetë fushatë ushtarake janë khtyer në një histori të tmerrshme e të pafundme perdhunimesh, vrasjesh e torturash të civilëve nga trupat Ruse. Si rezultat, civilet Çeçene të cilët trë vjetë më parë ishin pothuaj gati të hiqnin dorë nga pavarësia si shkembim për vendosjen e një farë rendi në vendin e tyre po kthejnë shpinat e tyre pergjithmone nga Moska. Nuk kanë më asgjë për të humbur: gratë kanë humbur femijët dhe burrat, prindër të panumërt kanë humbur vajzat e djemtë e tyre. Ata që kanë mbijetuar nuk kanë më mjete jetese.
Ndërkaq në Rusi, dëshira për rend dhe për siguri i ka dhënë jetë politikave autoritare që kanë ushqyer një regjim të mbyllur e që nuk jep llogari. Në emër të stabilitetit, unitetit, patriotizmit dhe sigurisht sigurisë çdo informacion nga Çeçenia është censoruar në mënyrën më të rreptë. Gazetarët nuk lejohen të raportojnë nga Çeçenia pa pasur leje të vaçantë nga autoritetet ushtarake. S’ka si të jetë ndryshe: në fillim të vitit 2000, unë arrita të fluturoj më një helikopter mbi terë zonën e Çeçenisë; me pak përjashtime pashë fshatra dhe qytete të djegura totalisht, tokë bujqësore terësisht të shkatërruar prej gropash të stermëdhaja të lëna prej bombardimesh të rënda. Ata reporterë të cilët guxuan të vazhdojnë reportazhet pa mbikqyrjen e ushtarakëve, si Anna Politkovskaja në Novaja Gazeta ose u arrestuan, ose më keq akoma, me vështirësi arritën t’ia mbathin e të shpëtonin jetën pasi u qëlluan nga ushtria ruse. Rjetet televizive, të vetmet mediume që kanë mundësi të hyjne në shtepitë e tërë vendit janë ndaluar të sjellin reportazhe me perspektivë të kundert nga ajo e ushtrisë.
Më pas, 11 Shtatori i solli fundin vemendjës së mediave të huaja mbi situatën në Çeçeni. Toka e shkatëruar e mbyllur në rrënojat e veta ishte mallkuar të prodhonte lunaticë të gatshëm që ta tejçonin mesazhin e tyre ne Kremlin ashtu si dhe botës jashtë: “Ndalni Luftën! Nuk mundemi ta pëballojmë më.” Nuk ishte çudi që mes atyre 40 apo më tepër terroristë që morën ndërtesën kulturore në Moskë së paku gjysma ishin gra. Sipas të dhënave të shtypit ato gra nën maska dhe kamuflazhë me eksplozivë të lidhur me rrobat e tyre u treguan pengjëve të tyre të pafajshëm histori për burrat djemtë e të dashurit e tyre të vrarë në atdheun e tyre në Çeçeni.
Kjo dramë në Moskë duhet të zgjojë bashkëatdhetarët e mi. Sot, nëpërmjet metodash brutale dhe çnjerëzore ata janë detyruar të drejtojnë fokusin e tyre tek politikat ruse në luftën e Çeçenisë dhe efektet e tyre të tmerrshme. Rjedhimet u panë në televizorët e tyre. Tashmë ata janë të detyruar të kuptojnë se censura të cilën ata lejuan qeverinë e Putinit të imponojë ndaj shtypit nuk mund të sigurojë siguri dhe stabilitet. Asnje Vella i Madh nuk mund te sigurojë mbrojtjen që ata dëshirojnë.
Pra përveç faktit se sot rrugët e Moskës janë të mbushura me policë që kontrollojnë dokumentat e atyre që dukën të jenë jo-Sllavë e për këtë arsye të dyshimtë, megjithë aktivitetin e shtuar te sherbimeve sekrete ruse mbi politikanët, megjithë masat e sigurisë disa terroristë të armatosur arritën të sulmojnë vetëm pak kilometra nga Kremlini. Demokracia nuk mund të japë mbrojtje ndaj gjithë manifestimeve të terrorizmit por qartazi as një regjim autoritar nuk mund te veprojë më mirë. Kremlini i z. Putin do të shkëmbejë liritë dhe të drejtat me premtimin e sigurisë. Ai e bën këtë duke shkelur kushtetutën ruse. Rezultati tragjik është mospasja as e lirive e as e sigurisë.