​Transconflict: 15 vjet pas, Kosova kaos dhe krim

Organizata britanike “Transconflict” e themeluar në vitin 2008 që për qëllim ka hulumtimin në vendet që kanë kaluar nëpër konflikte ka publikuar një raport në të cilin përshkruhen 6 fazat e zhvillimit të Kosovës në periudhën e pas luftës. Aty thuhet se në Kosovë, diplomacia ndërkombëtare ka bërë biznes në Kosovë.

Sipas “Transconflict” periudha e post konfliktit ka qenë e mbushur më shumë me ngecje sesa zhvillim. 
Sipas një raporti të botuar sot, i shkruar nga gazetari amerikan Chris Delisio, drejtor i sajtit “Balkananlysis”, përshkruhen 6 fazat e zhvillimit të Kosovës që nga përfundimi i luftës. Sipas tij, më së shumti gjatë kësaj periudhe kanë përfituar bizneset e mëdha ndërkombëtare, të cilat kanë marrë miliona euro me ndihmën e diplomatëve ndërkombëtar të vendosur në Kosovë. 

Faza e parë, ajo e vendosjes së misioneve ndërkombëtare sikurse UNMIK-u ka sjellë vetëm kaos në Kosovë.

“Komuniteti ndërkombëtarë duke dashur që të largoj shqetësimin thelbësor se intervenimi në Kosovë nuk ka qenë një gabim dhe se paqëruajtja në këtë vend është mision i mundur kanë rrëshqitur në sjelljen në Kosovë të personelit të nën-kualifikuar për të ruajtur paqen”, shkruan “Transconflict”, transmeton Gazeta Express.

Sipas këtij raporti administrata e UNMIK-ut ishte krejtësisht jo profesionale dhe nuk ka kryer asnjë punë duke lënë një vakum politik, e që ka krijuar hapësirë që qindra kosovar t’i bashkohen grupeve xhihadiste në Lindjen e Mesme.

Faza e dytë është titulluar “misioni i parajsës dhe ankthi i paqes” ka të bëjë me krimin në Kosovë.

“Administrata ndërkombëtare e ka mbështetur krimin e organizuar të ish udhëheqësve ushtarak për të mbajtur paqen në atë kohë ku cdo sulm ndaj minoriteteve edhe pse në raportet zyrtare ishte klasifikuar si incident i izoluar, ajo kishte bërë si ujë”, thuhet në këtë shkrim.

Gazetari amerikan ka përmendur një intervistë që thotë ta ketë bërë, me një detektive nga Njësia e Krimeve të Rënda në UNMIK, në vitin 2006.

“Ajo më ka përshkruar në detaje sesi ka pasur ndërhyrje agresive dhe politike nga zyrtarë të lartë të UNMIK-ut për të ndalur hetimet dhe mbrojtur elementet kriminale dhe terroriste të vendorëve pasi ata kanë gjetur interesa personale të përfitimit së bashku me mafiozes. Zyrtarët e UNMIK-ut, kanë bashkëpunuar me vendosur në raste korruptive, të trafikimit me qenie njerëzore dhe të tjera krime”, shkruan gazetari Chris Delisio, transmeton Express.

Faza e tretë sipas tij ka qenë ajo e trazirave të marsit të vitit 2004 teksa faza e katërt, ka qenë ajo e pavarësisë dhe zhvillimi i diskursit ligjor, ku me Planin e Ahtisarit iu dha fund Rezolutës 1244 bashkë me sjelljen e EULEX-it në Kosovë ndërsa faza e 5-të është ajo e “Euforisë dhe Realitetit post-euforik” në Kosovë, ku pas shpalljes së pavarësisë kosovarët kanë hyrë në fazën e përballjes me realitetin që i ka lënë në vendin më të izoluar dhe më të varfër ne Evropë.

“Të vetmit që janë pasuruar janë kompaninë e mëdha amerikane si Bechtel, që mori 1.3 miliard euro për një autostradë, një tender që u ndihmuar nga diplomacia amerikane”, shkruan “Transconflict”. 

Faza e gjashtë sipas këtij shkrimi është “E ardhmja” e cila është krejtësisht e panjohur, dhe që nuk ka diçka të sigurt. 

 
Artikulli paraprakGjellë me perime
Artikulli vijuesMbreti i Arabisë Saudite: Nëse nuk trajtoheni drejtë, më shkruani mua