Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) për 36 muajt e ardhshëm ua ka siguruar stafit të saj pijet dhe kafet.
Kështu që punonjësit në këtë ministri çdo mëngjes e nisin punën e tyre me kafe apo me pije.
Për këtë kujdes të stafit, kjo ministri do t’i shpenzojë hiq më pak se 15,800 euro për shërbime hoteliere për nevoja të stafit me pije dhe kafe.
Sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), MZHE-ja kishte hapur tenderin më 3 shkurt të këtij viti titulluar, “Shërbim hoteliere për nevoja të MZHE-së, për nevoja të stafit për shërbime me pije dhe kafe sipas ofertës” përmes procedurës së hapur.
Pas njoftimit për dhënie të kontratës nga kjo ministri, kishin shkuar dy oferta, ndërsa fitues i tenderit, është kompania “DPH Diar” nga Prishtina.
MZHE-ja pas një muaji të hapjes së kontratës, përkatësisht me 3 mars ia ka dhënë kontratën kësaj kompanie, ndërsa kontratën do ta nënshkruajë më 17 mars.as një muaji të hapjes së kontratës, përkatësisht me 3 mars ia ka dhënë kontratën kësaj kompanie, ndërsa kontratën do ta nënshkruajë më 17 mars.panie, ndërsa kontratën do ta nënshkruajë më 17 mars.kohaislame