10- vjetori i cunamit shkatërrimtar në Azi, që shkaktoi mbi 230 mijë viktima, duke u bërë kështu një nga fatkeqësitë më të rënda në historinë e njerëzimit.
Cunami u provokua nga një tërmet me magnitudë 9.1 ballë, që godoti në bregun perëndimor të Sumatrës në Indonezi.
Ceremonitë kryesore të përkujtimit mbahen në Tajlandë dhe Indonezi, dy vendet më të goditura nga tragjedia.
Dhjetë vite më vonë, zonat e goditura nga cunami janë rindërtuar, por dhimbja ka mbetur.
Banda Aceh ishte vendi me më shumë viktima, rreth 170 mijë.
Më poshtë është një video e momenteve të para kur godet cunami.
Ajo është realizuar nga Anukul Charoenkul. Në video shihet se si një person i vetmuar qëndron përpara dallgës, e cila e përfshin me shpejtësi.