Si të hiqni pastën e dhëmbëve nga rrobat

Teksa lajmë dhëmbët, shpesh ndodh që të na bie pak pastë në këmishë, duke na lënë njollë. Sidomos kur thahet, pasta e dhëmbëve është më e vështirë për t’u hequr. Por ja sesi mund t’ia dilni për ta pastruar:

1.Pikë së pari, nëse ke mundësi, bëj ç’mos për të mos e lënë të thahet, por pastroje sa është ende e lagësht. Nëse nuk ke, gjithsesi, në radhë të parë duhet të tentosh ta lash rrobën e njollosur me ujë dhe uthull, por me delikatesë të madhe se mos e prishësh fare.
2.Fërko me duar dhe me pak uthull rrobën në zonën e njollosur. Vazhdo të fërkosh derisa njolla të zhduket, ndërkohë që më pas shtrydhe për të lënë sa më pak ujë të mundshëm mbi rrobë. Në fund, pas eliminimit të njollës, është e nevojshme të bëni një tjetër larje të plotë të veshjes, edhe për të larguar aromën e keqe të uthulles. Kujdes edhe në përdorimin e detergjenteve të duhur, pasi mund të çngjyrosni tërësisht veshjen.
3. Nëse ky trajtim nuk është efikas, pasi pasta e dhëmbëve është tharë aty për disa ditë, mund ta përsërisësh sërish si proces. Por ji i vëmendshëm për të mos harruar asnjë hap, pasi mund të mos arrish rezultatin e pritshëm.
Artikulli paraprakGRASO
Artikulli vijuesSi të veproni në rast zjarri në shtëpi?