Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha të enjten në Kuvend se gjatë takimit të fundit me shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka shtruar një mori çështjesh të cilat duhet të bisedohen me Serbinë.
Ai tha se gjatë takimit me Mogherinin ka thënë se për diskutime me Serbinë duhet të shtrohen edhe këto çështje: çështja e lëvizjes së lirë në veri, zbatimi i marrëveshjeve, zhbërja e strukturave ilegale në veri, organet paralele në veri, çështja e energjetikës, sigurimi i automjeteve, çështja e kodit telefonik, demarkacioni i kufirit dhe çështja e të pagjeturve.
Kreu i ekzekutivit tha se nuk e kanë përcaktuar kohën se kur do të diskutohet, por tha se çështja e të pagjeturve është një çështje e domosdoshme që duhet të diskutohet. kohaislame