Gjuriq: Gjykatës serbë do të ketë edhe në Prishtinë, Ranillug, Shterpë e Novobërdë

Të punësuarit në drejtësinë kosovare nuk do të mbesin pa punë pas 25 marsit pohon Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
 
Ai shtoi se shumë serbë janë të gatshëm të punojnë në këtë sektor, teksa ka marrë shembull rastin e Oliver Ivanoviqit i cili, sipas tij, do të kishte gjykim më të drejtë po te gjykohej nga serbët.
 
Sipas Gjuriqit, gjykatës serbë do të ketë edhe në Prishtinë sepse Gjykata Themelore e këtushme është përgjegjëse për kontestet tregtare, raporton tanjug.
 
Gjykatës serbë do të ketë edhe në Ranillug, Shterpë dhe Novobërdë.
 
Lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, Gjuriq tha se statusi duhet të formohet dhe sipas Marrëveshjes së Brukselit ekipi negociator i Asociacionit do ta udhëheqë zbatimin.kohaislame
Artikulli paraprak“Kamila Chocolate”, fabrika e turkut me origjinë nga Kosova
Artikulli vijuesPashtrik: Jashtë listës mbeti edhe vëllai i Xhevdet Qeriqit, epror i UÇK-së