Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton se një projekt zëvendësues i “South Stream”, që do të sjellë gazin rus drejt Europës, ka kaluar në fazë praktike. Bëhet fjalë për atë që quhet “Balkan Stream”, i cili ndjek të njëtën gjurmë, por shmang Bullgarinë për të kaluar për es Greqisë dhe Maqedonisë. Janë gjetur madje edhe financimet, përderisa palët e interesuara, hungarezët dhe maqedonasit, kanë diskutuar me Erdogan për të marrë në këtë drejtim një financim nga Turqia, që sshtë nyje e të gjithë gazsjellësve. Interes paraqet në këtë çështje analiza që agjencia ruse i bën kalimit të projektit në fazën praktike në raport me situatën politike në Maqedoni. Sipas kësaj agjencie, skandali i përgjimeve, që u shërbye nga kreu i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, synonte destabilizimin e vendit dhe realizimin e një skenari ukrainas. Regjisorët e këtij skenari janë amerikanët, që gjithnjë sipas “Sputnik” synonin pikërisht rotacionin politik me synim bllokimin e projektit. Fakti që kompania “Stroitransgaz” ka bërë të ditur së fundmi se “Balkan Stream” do të nisë ndërtimin, dëshmon se projekti amerikan ka dështuar. Në konsideratë pozitive merret edhe qëndrimi i partive shqiptare, sikurse fakti se si Greqia, ashtu edhe Maqedonia, kanë një qëndrim ndryshe nga BE-ja ndaj Rusisë. Madje për agjencinë ruse edhe Serbia ndodhet në qerthullin e përpjekjeveër revolucion të tipit ukrainas. Nuk dihet gjithsesi sesi do të shkojë, por duket qartë se Ballkani po kthehet në vijë përplasjesh, në kontekstin e të cilave Shqipëria, ndonëse zyrtarisht është më proevropiania, është më e shpërfillura nga shtetet e rajonit. Edhe pse ky fakt nuk do parë domosdoshmërisht si padrejtësi.
You Might also Like
The Guardian rendit Shqipërinë si destinacionin e dytë turistik në vitin 2013
Revista prestigjoze britanike “The Guardian” e ka listuar Shqipërinë e në vendin e dytë në…
By
Redaksia
3 Min Read
Kusari – Lila fton biznesmenët pejan, të investojnë në Gjakovë
Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Liala që është edhe pretendente për të marrë kreun e AKR-së,…
By
Redaksia
2 Min Read
Kroaci – Turqit ndërtojnë centralin e parë gjeotermik
Një kompani turke do të ndërtojë në Kroaci një central 10 megavat dhe planifikohet që…
By
Redaksia
3 Min Read
Ekonomia greke rimëkëmbet për herë të parë që nga 2010
Gjatë dy viteve të fundit ekonomia greke është zhvendosur nga një gjendje krize të zgjatur…
By
Redaksia
5 Min Read
Bankat në Kosovë me fitime marramendëse në vitin 2017
Bankat komerciale në Kosovë kanë arritur të fitojnë rreth 90 milionë euro për vitin 2017.…
By
Redaksia
6 Min Read
Infrastruktura s'ndihmoi zhvillimin ekonomik
Që nga pas lufta, Kosova, investimet kapitale kryesisht i ka drejtuar në ndërtimin e rrugëve,…
By
Redaksia
4 Min Read
