Burim Berisha paguan 124 mijë euro për fotokopje me qera

Komuna e Fushë Kosovës, e udhëhequr nga Burim Berisha, ka marrë një vendim të quditshëm. Në vend se të blejë printer e fotokopje për nëvoja të komunës, ajo ka vendosur ti marr ato me qera.

Shërbimet e printimit, fotokojes e skanimit do ti kryej një operator i jashtëm, që do të paguhet hiq më pak se 124 mijë euro në vit.

Për këtë punë taashmë edhe është zgjedhur kompania NTP “INFOCOPY” dhe “GRAF-TEK”.

Të dyja kanë konkurruar si konzorcium dhe kanë fituar tenderin “Marrja në shërbim e aparateve fotokopjuese me mundësi printimi, skanimi dhe fotokopjimi”, më 13 mars të këtij viti.
G.F ka kontaktuar zëdhënësin e kësaj komunë, Ali Topalli, i cili ka thënë se e gjithë procedura është zhvilluar përmes zyrës së prokurimit në tender të hapur.

Ai nuk ka dhënë detaje përse kanë vendosur të marrin në shërbim fotokopjet në vend se ti blejnë ato.kohaislame
 
Artikulli paraprakÇanakkale – aty ku fjala “shehid” mbeti kryefjalë…!
Artikulli vijuesSiguria për Ushqimin që Konsumojmë