Rezultatet e para në Izrael: Likud fitoi 28 vende në Knesset, baskimi Sionist 27, kualicioni arab 13 vende

Partia Likud e kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu fitoi 28 vende, ndërsa në vendin e dytë radhitet Bashkimi sionist me 27 vende
 
 
Mbyllen vendvotimet në Izrael, ndërsa sondazhet e daljes tregojnë se partia Likud dhe Bashkimi sionist fituan në mes 27 dhe 28 vende në parlamentin izraelit, Knesset, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas të dhënave jozyrtare me të cilat dispozicion televizioni ‘Channel 2’, Partia Likud e kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu fitoi 28 vende, ndërsa si e dyta radhitet Bashkimi sionist me 27 vende.
 
Koalicioni Arab fitoi 13 vende, ndërsa partia Yesh Atid, sipas sondazhit, fitoi 12 vende.
 
Anketa e “Channel 10” njoftoi se Likud dhe Bashkimi sionist fituan nga 27 vende.
 
Të drejtën në votimet e sotme kishin 5.8 milionë qytetarë të cilët zgjedhin 120 përfaqësuesit e parlamentit në më shumë se 10.000 qendra votimi në të gjithë vendin.
Artikulli paraprakKamerat e vëzhgimit vendosen nëpër xhami (Video)
Artikulli vijuesGazeta "Zëri" vazhdon me fyerje, kësaj radhe Gruan e Kryeministrit Turk!!!