Eskalon situata në Frankfurt, protesta të dhunshme (Foto)

Qyteti i Frankfurtit i cili njihet si metropol bankar është në një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të protestave që janë duke u zhvilluar në këtë qytet, kundër politikës dhe krizës evropiane.

Protestuesit e Lëvizjes Blockupy i vunë zjarrin qytetit duke shkaktuar kështu trazira. Policia ka vënë në dispozicion pajisje të rënda dhe top të ujit pë shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, transmeton Indeksonline.

Demonstruesit sulmuan me gurë policët në qendrën e qytetit pranë Operës së Vjetër ku si pasojë e kësaj u plagos një oficer, tha zëdhënësja e policisë Claudia Rogalski për rtl.de, transmeton Indeksonline.

Në lindje të qytetit të Frankfurtit, aty ku Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka selinë e saj, gjendja ishte më e vështirë pasi që udhëkryqi ishte bllokuar me kanaçe, mbeturina, goma të makinave dhe automjete të djegura.

Protestuesit i vunë zjarrin edhe disa veturave të policisë po ashtu u përpoqën të sulmojnë komunitetin e BQE-së, por u ndaluan nga policia.

Lëvizja Blockupy kishte njoftuar se do të pengojë kremtimin me bllokadat dhe aktet e mosbindjes civile./Indeksonline/

Artikulli paraprakTension në Lazarat, qëllohet mbi forcat e policisë
Artikulli vijuesSiria: Kemi rrëzuar një dron amerikan