281. Ki kujdes nga vrasja e njeriut, sepse vërtet vrasja llogaritet ndër mëkatet më të mëdha!
282. Sillu mirë ndaj prindërve dhe ki kujdes nga mosrespektimi i tyre!
283. Farefisin (akrabanë) vizitoje shpesh dhe ruaju që mos t’i ndërpresësh lidhjet me ta!
284. Bëhu i mëshirshëm ndaj jetimit dhe nderoje atë!
285. Sillu mirë ndaj fqinjit! Mos e dëmto atë dhe duro nëse ai të shkakton ndonjë të keqe!
286. Njerëzit e mirë vizitoji sa më shpesh, gjithashtu edhe me vëllezërit me të cilët të lidh feja e Allahut të Madhërishëm shkëmbe vizita!
287. Dashuro vetëm për hir të Allahut dhe urrej po ashtu vetëm për hir të Allahut, ngase kjo është prej lidhjeve më të forta të besimit!
288. Shoqërohu me njerëz të mirë dhe ruaju nga shoqëria e keqe dhe e brishtë!
289. Mos u ul me gjynahqarët, të cilët Allahut i bëjnë mëkat dhe mos i dëgjo as bisedat e tyre!
290. Mbill pemë frytdhënëse duke i shërbyer kështu vetes dhe të tjerëve!
291. Nëse ndokujt i ke dhënë diçka, mos ia kërko atë përsëri!
292. Shpejto që t’i mbulosh nevojat e muslimanëve dhe fut tek ata gëzim dhe hare!
Këshilla rreth edukatës (Edebit)
293. Emrin Allah madhëroje sa herë që ta përmendësh Atë duke thënë “Azzeve xhel-le” – i Madhëruar qoftë, e të ngjashme!
294. Dërgo salavate (përshëndetje) mbi të Dërguarin e njerëzisë, Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, sa herë që të përmendet emri i tij!
295. Emrat e njerëzve të devotshëm (evliave) përmendi me edukatë duke thënë: Allahu qoftë i kënaqur me ta. Mos harro se nuk është prej evliave çdo person të cilit i është ndërtuar monument varri apo tyrbe!
296. Bëhu i marrshëm dhe ki kujdes nga arroganca dhe kokëfortësia, për shkak se turpi – marrja sjell vetëm të mira!
297. Me njerëzit komuniko sipas nivelit të tyre intelektual!
298. Largohu nga sharjet (fjalët e pahijshme) dhe poshtërsitë e tjera!
299. Pajisu me sjellje dhe moral të mirë, ngase më i miri prej njerëzve është ai i cili posedon moralin (edukatën) më të mirë!
300. Largoje hidhërimin nga vetja jote dhe përmbaju zemërimit të madh!
301. Bëhu sa më i butë, i matur dhe i kujdesshëm dhe ruaju nga vrazhdësia dhe nxitimi (të shpejtuarit)!
302. Le të jetë fytyra jote e hapur, ji i buzëqeshur dhe fjalët e tua të jenë të mira si dhe ki kujdes nga zymtësia!
303. Mos i ndërhyj tjetrit përderisa është duke folur, por dëgjo me respekt!
304. Mos u vetmo së foluri me tjetrin duke anashkaluar tjetrin kur në prani janë tre veta!
305. Jepi selam atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh!
306. Selamin (përshëndetjen) thuaje ashtu siç ka ardhur në sunetin e të Dërguarit alejhisselam: “Esselamu Alejkum” e mos bë me shenjë të dorës apo të kokës përveçse për ndonjë paralajmërim (këshillë)!
307. Ki kujdes që të mos kesh dëshirë që njerëzit të ngrheën në këmbë për ty!
308. Përshëndetu dorë për dore me meshkujt, sepse vërtet kjo bën që të falen mëkatet![32]
309. Mos hyr në shtëpinë e askujt pa marrë leje nga pronari dhe pa t’u lejuar hyrja![33]
310. Mos spiuno e as mos dëgjo bisedën e atyre që nuk kanë dëshirë t’i dëgjosh!
311. Distancohu në raste kur ka përzierje në ndeja mes grash e burrash po që se vëren dobësi në fetarinë tënde!
302. Mos e braktis askënd përveç se për hir të Allahu, gjithashtu largohu nga grindja dhe konflikti!
303. Mos ofendo askënd dhe për asnjërin mos përshkruaj vetitë e tij të këqija!
304. Mos mallko askënd në këtë botë, as kafshët e as gjërat e ngurta!
305. Ki kujdes nga shpifjet dhe akuzat e njerëzve në çështjet që kanë të bëjnë me nderin dhe moralin e tyre, ngase kjo bën pjesë ndër mëkatet më të mëdha!
306. Mos e tremb ndonjë musliman e as mos e dëmto atë!
307. Përpiqu që t’i pajtosh njerëzit në mes vete, qoftë edhe duke përdorur gënjeshtrën e lejuar![34]
308. Po që se ndokush të ka kërkuar falje, atëherë pranoja arsyetimin. Madje përpiqu që para se të kërkojë ai falje, ta arsyetosh atë!
309. Mos etiketo askënd me llagape e emra të këqij, e as mos e thirr atë me ofiqe të tilla, por thirre atë me emrat më të dashur dhe më të preferuar për të!
310. Ruaju nga nemimeja! Nemime është mbartja e fjalëve në mes njerëzve duke pasur për qëllim prishjen ndërmjet tyre.
311. Ki kujdes nga përgojimi (gibeti)[35]! Gibeti është kur t’i flet për vëllanë tënd në mospraninë e tij për gjërat që ai nuk dëshiron t’i përmenden.
312. Mos shpif për askënd e as mos e poshtëro!
313. Mos i kushto rëndësi dëgjimit të gjërave për të cilat nuk lejohet të flitet!
314. Mos shkruaj asgjë nga ajo që është ndaluar të flitet për të ose të dëgjohet!
315. Krijo mendime të mira për njerëzit dhe ik nga paragjykimet, sepse pa dyshim disa mendimet e këqija janë mëkat!
316. Flit të mirën, përndryshe hesht!
317. Bëhu zemërmirë dhe mos u bëj ziliqar e as dashakeq!
318. Ji modest dhe mos u bë mendjemadh e as mos u kreno para të tjerëve!
319. Mos u dashuro me veten dhe punët e tua!
320. Mos e lavdëro veten dhe mos pretendo atë që nuk e posedon në vete!
321. Mëkatarit, bidatçiut (shpikësit në fe gjëra të reja), mosbesimtarit etj. mos ju thuaj “zotëria im”!
322. Ji i sinqertë dhe mos gënje, sepse vërtet gënjeshtra është prej gjynaheve më të mëdha!
323. Mos u bëj dyfytyrësh; pranë disave paraqitesh me një fytyrë, kurse pranë disa të tjerëve me fytyrë tjetër!
324. Mos u beto në dikë tjetër përveçse në Emrin e Allahut Fuqiplotë dhe mos e shpeshto betimin, qoftë edhe për gjëra të vërteta!
325. Mos përçmo askënd, për arsye se nuk ka asnjë dallim në mes njerëzve përveçse atij që dallohet me devotshmëri si dhe gjërat gjykohen sipas përfundimit të tyre!
326. Largo çdo pengesë nga rruga!
327. Mos e kalo kohën duke qëndruar rrugëve, nëpër kafene si dhe mos hyr në vende dëfrimi (klube të natës, kinema, diskoteka etj.)!
328. Realizoje premtimin e dhënë e mos tradhto!
329. Mos kërko ndihmë nga magjistarët dhe fallxhorët, e as mos u beso gënjeshtrave të tyre, e pastaj të shkatërrohen veprat që ke bërë![36]
330. Mos skulpturo pamje të njerëzve apo të kafshëve, për arsye se Ditën e Llogarisë dënimin më të dhimbshëm do ta kenë skulptorët!
331. Mos i madhëro fotografitë e njerëzve dhe gjallesave duke i varur ato nëpër muret e shtëpisë apo duke u kushtuar atyre rëndësi të posaçme! Me ketë veprim do të ndalosh hyrjen e engjëjve (melaqeve) brenda në shtëpi!
332. Mos luaj me zare e as lojë tavlle dhe lojëra të tjera të ngjashme!
333. Mos këndo vargje të thurura me përmbajtje të prishur dhe të shfrenuar dhe as mos e lejo veten që t’i dëgjosh ato!
334. Mos dëgjo gjëra dëfryese e as vegla muzikore, duke përfshirë këtu edhe tupanët e darabukun! Ki kujdes po ashtu në posedimin e tyre!
335. Mos luaj me fluturimin e pëllumbave!
336. Mos e mbyll në kafaz bilbilin dhe llojet e tjera të shpendëve!
337. Mos fli mbi pllakën e parrethuar me mur apo parmakë![37]
338. Mos fli përmbys, ngase kjo është mënyra e të fjeturit të shejtanit dhe kjo mënyrë e të fjeturit e hidhëron Allahun e Madhërishëm![38]
339. Mos u ul në mes të hijes dhe rrezeve të diellit![39]
340. Mos e hap gojën kur të gogësikësh (kur të merr gjumi), por mbuloje atë me shpinën e dorës së majtë. Mos e ngre zërin gjatë teshtimës dhe gromësimës!
341. Kur të teshtijë ndokush, thuaj: “Jerhamukallah” –Allahu të mëshiroftë-, pasi ai të ketë thënë: “Elhamdulilah” -falënderuar qoftë Allahu. Më pas ai le të përgjigjet me lutjen: “Jehdikumullahu ve juslih balekum” –Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë mendimin tuaj!
342. Mos u bë pesimist nga asgjë dhe mos e mendo se dikush tjetër ka ndikim në një veprim të caktuar përpos Allahut![40]
343. Mos u var këmbore (bagëtive) e as mos mbaj qen në shtëpi përveç nëse ke nevojë për gjueti apo ruajtje të pasurisë!
344. Ruaju nga fishkëllima dhe duartrokitja, sepse ato janë gjeste të mosbesimtarëve!
Së fundi
355. Bëhu asket në kënaqësitë e dynjasë dhe synues i kënaqësive të ahiretit!
356. Nga kjo botë mos merr asgjë më shumë se ç’të mjafton për nevojat e tua, sepse përndryshe do të marrësh kalbësirën!
357. Shpejto në pendim për të gjitha mëkatet që ke vepruar dhe veprën e keqe pasoje me të mirë, e cila e shlyen atë (të keqen)! Gjithashtu ki kujdes nga zvarritja e pendesës duke e shtyrë për më vonë!
358. Gjatë pendimit tënd; ndieje keqardhjen për atë që ke vepruar (nga veprat e këqija), bëhu i vendosur se nuk do të kthehesh më në mëkate dhe shpeshtoje istigfarin (kërko falje sa më shpesh duke thënë “Estagfirullah”). Po ashtu nxito në kompensimin e veprave që të kanë kaluar si; namazi, zekati, agjërimi dhe të ngjashme me to! Orvatu që njerëzve t’ua kthesh borxhet dhe të drejtat e tyre që ke pasur obligim karshi tyre duke i bartur edhe pasojat e tyre!
359. Dedikoje kohën për adhurim aq sa të kesh mundësi dhe drejtohu kah Allahu duke i respektuar urdhrat e Tij!
360. Shpeshtoji punët e mira, e në veçanti në kohën e fesatit dhe qesatit (kur popullin e kaplon shkatërrimi dhe prishja e moralit)!
361. Vazhdo në punë të mira, se vërtet puna më e dashur tek Allahu është ajo që kryhet në vazhdimësi, edhe nëse është e paktë!
362. Mos të brengosin çështjet e kësaj bote! Varfëria mos të të frikësojë, por kërko mbrojtje tek Allahu që të të ruajë nga ajo, sepse kërkimi i mbrojtjes tek Allahu është veçori e njerëzve të mirë.
363. Kënaqu me atë që Allahu i Madhërishëm ka caktuar për ty dhe mos shfaq pakënaqësi!
364. Largoje syrin nga pasuria e njerëzve, do të të duan njerëzit dhe njëherësh do bëhesh i pasur si dhe largoje syrin nga kjo botë, do të të dojë Allahu i Madhërishëm!
365. Mos shiko në atë që është më i ulët (dobët) se ti në çështjet fetare, por shiko dhe merr shembull në atë që është më i mirë dhe më i ngritur (fetarisht)![41]
366. Mos shiko atë që është më i ngritur se ti në çështjet e kësaj bote (dynjasë), por merr mësim nga ai që është më keq se ti!
367. Hulumtoji gjërat e lejuara – hallall, ngase ky është obligim pas obligimeve (farzeve) të caktuara të Allahut!
368. Asgjë mos ha nga ajo që është e vjedhur, përndryshe do përfshihesh në atë mëkat!
369. Ushqehu me ushqim hallall, do të të pranohen lutjet (duatë)!
370. Bëhu si bleta, e cila ushqehet me gjëra të mira dhe bën gjëra (prodhime) të mira!
371. Në mes teje dhe të ndaluarës – haramit, vendos një perde nga hallalli!
372. Gjuhën ruaje dhe mos fol për atë që nuk të takon, për shkak se kjo është cilësi e fetarisë së lartë të muslimanit!
373. Bëhu i besueshëm, sepse ai që nuk është i besueshëm, nuk posedon as fe (din)!
374. Frikësoju shumë Allahut dhe mos u bëj i guximshëm kundër Tij
375. Shpreso në faljen e Allahut të Madhërishëm dhe në mëshirën e Tij dhe ki mendim të mirë për Allahun!
376. Bëhu i durueshëm kur të godasin sprovat dhe fatkeqësitë, falënderues kur Allahu të begaton me të mira!
377. Mos u shqetëso prej sprovave që të godasin e as mos u mërzit për gjërat e dynjasë që të ikin!
378. Mos mbaj hajmali, sepse një gjë e tillë është e shirk (ortakëri Allahut) dhe mos u kuro përveçse me anë të mënyrave të ligjshme islame!
379. Shërohu nga sëmundjet, se me të vërtetë Ai që ka lëshuar sëmundjen, ka krijuar edhe ilaçin!
380. Duaji muslimanët për hir të Allahut, do të të dojë Allahu!
371. Vizitoji të sëmurit dhe solidarizohu me ta duke ju dhënë gajret!
382. Lutu për shërimin e të sëmurëve edhe në mospraninë e tyre!
383. Mos fli asnjë natë pa e shkruar testamentin dhe të jesh i drejtë në përmbajtjen e tij!
384. Përgatitu për vdekjen para se ajo të arrijë!
385. Përkujtoje sa më shpesh “shkatërruesin e kënaqësive” – vdekjen!
386. Fale namazin e xhenazes, përcille kufomën deri te varri, vizitoji varrezat dhe merr mësim nga vdekja!
387. Përgatit ushqim për familjen e të vdekurit, ngase ata kanë rast që i bën të zënë!
388. Mos u ul mbi varreza dhe të tjerët ndaloji nga ulja mbi to. Po ashtu mos lejo të thyhen eshtrat e të vdekurve!
389. Varret mos i zbukuro dhe mbi to asgjë mos ndërto!
390. Lutu për të vdekurin që mëshira e Allahut Fuqiplotë ta mbulojë atë; përmendja vetëm anët pozitive të tij! Mos i fyej të vdekurit se vërtetë ata kanë shkuar në atë që kanë përgatitur më parë dhe se fyerja apo sharja e të vdekurve i lëndon të gjallët!
381. Ruaju nga të vajtuarit (kukatja) dhe nga ky fenomen tërhiqja vërejtjen të tjerëve!
392. Këshilloje gruan tënde që mos të mbajë zi më shumë se tri ditë, përveç për burrin e saj!
393. Mos kalo pranë varreve të zullumqarëve (tiranëve dhe mosbesimtarëve) dhe vendbanimeve të tyre duke qenë në shkujdesje rreth asaj që ata i ka goditur!
394. Mos lër pas vete ndonjë gjurmë të keqe, siç janë veglat muzikore apo ndonjë libër që i shpie njerëzit në humnerë e të ngjashëm me to!
395. Puno vepra të mira sa më shumë, të cilat do të mundësojnë shpërblimin edhe pas vdekjes tënde, si p.sh: ndërtimi i xhamive, përhapja e diturisë etj.![42]
396. Pajisu me devotshmëri (takvallëk) do bëhesh prej të dashurve të Allahut të Madhërishëm!
397. Mos u bëj mendjemadh, e të bëhesh nga krijesat më të këqija të Allahut!
398. Lute Allahun e Madhërishëm që të të shpërblejë me xhenet dhe kërko mbrojtjen e Allahut nga zjarri i xhehenemit!
399. Njihu me atë që punon sipas ligjit (sheriatit) të Allahut dhe shoqërohu me të në të praktikuarit e të gjitha këtyre këshillave!
400. Le të jetë “La ilahe il-lallah” fjala më e sinqertë që e thua dhe fjala e fundit me të cilën del nga kjo botë!
Autori: Ahmed Izzuddin El-Bejanunij
Përktheu: Mr Fehim Dragusha