DEGRADIM: Shqiptarja e re, burri më prostituonte në sy të djalit

Një nënë është detyruar nga bashkëshorti të bëjë prostitucion edhe në sy të djalit të saj të mitur. Rrëfimi tronditës u bë nga vetë e dëmtuara para Gjykatës së Sarandës, ku 24-vjeçarja tregoi tmerret që kishte kaluar gjatë bashkëjetesës.
E gjithë ngjarja nisi pasi çifti filloi të bashkëjetonte. 24-vjeçarja B.Gj. nisi një lidhje me shtetasin Olsi Muçodema, 23 vjeç, i cili tashmë është lënë në burg nga Gjykata e Sarandës. Bashkë me të gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për klientin 58-vjeçar, A.Hida.
 
23-vjeçari mësohet se shfrytëzoi për prostitucion nënën e fëmijës së tij, duke i gjetur klientë, me arsyetimin se ndodheshin në kushte të vështira ekonomike, transmeton Shekulli.
 
“Në fillim ishim mirë. Bashkëjetoj me Olsin, pasi nuk jemi celebruar. Në qershor 2014, Olsi nisi të më kërkonte të kryeja marrëdhënie kundrejt pagesës me persona të tjerë. Më thoshte se jemi të papunë, s’kemi çfarë të hamë e me se të jetojmë. U detyrova t’i bindesha. Olsi dilte për kafe dhe i gjente njerëzit. Shkoja me ta në banesën tonë, në hotel ose në shtëpinë e klientëve. Kemi edhe një djalë 2 vjeç e gjysmë. Ka lindur në maternitet edhe atje Olsi ka pranuar atësinë, por nuk ka dashur ta regjistrojmë. Olsi ka ushtruar dhunë ndaj meje, sidomos këta muajt e fundit”, rrëfeu 24-vjeçarja në Gjykatën e Sarandës.
 
Para trupit gjyqësor dëshmoi edhe autori i ngjarjes, i cili deklaroi se celebrimi dhe regjistrimi i të birit nuk ishte bërë për mungesë të parave.
Artikulli paraprakHarrohet koduesi i emrave
Artikulli vijuesDagestan: vriten 7 militantët e dyshuar