Nuk janë te rralla momentet kur për arsye edhe te pa kuptueshme ndjehemi me shume te fryre se zakonisht, por kjo ndjesi ndeshet dhe kur kemi ngrënë me shume se ç’duhet.
Instruksione
Për te luftuar këtë fenomen sa te bezdisshëm aq edhe pengues ne aktivitetin ditor te gjithë secilit ka shume këshilla qe me se shumti lidhen me natyrën e ushqimeve qe hamë, mënyrën se si hamë, kur dhe sa duhet te hane etj. Por me poshtë ne do tu përshkruajmë një recete te cilën për vlerat qe ka treguar se ka, me shume siguri do te mund ta quanim edhe “Centrifugaten e bukurisë”.
Për te mundësuar një pije te tille, na duhet te centrifugojmë:
– Një finok
– Një gjysme molle jeshile
– Një gjysme kastravec
– Pak pluhur xhenxhefili te grire
Te gjithë këto përbërës i centrifugojmë se bashku dhe përmbajtjen qe del e pimë një here ne dite ne intervalin mes dy vakteve ushqimore, pra jo përpara, ose pas ushqimit.
Duke i marre me radhe përbërësit e pijes vërejmë se finoku ka vlera ne drenaxhimin e indeve dhe pastrimin e gjakut dhe te mëlçisë, zbut kontraksionet e muskujve te barkut dhe frenon krijimin e gazrave abdominale.
Molla nga ana e saj njihet për përmbajtjen e saj me Vitamine C, ruan gjithashtu një efekt pastrues, rifreskues dhe tonifikant.
Kastraveci, i pasur ne ujë, ka po ashtu te njëjtin efekt.
Xhinxheri është i njohur për aftesinë e tij ne përshpejtimin e proceseve te tretjes, por gjithashtu është ne gjendje te rregulloje aciditetin e stomakut.
Çfare ju duhet
– Një finok
– Një gjysme molle jeshile
– Një gjysme kastravec
– Pak pluhur xhenxhefili te grire