Këto pamje të jashtëzakonshme tregojnë qetësinë befasuese të lumenjve kinezë, dhe peshkatarë që përdorin zogj (peshkngrënës) për të gjuajtur peshk.
Peshkatarët përdorin kormorantë (zogj uji nga familja e pelikanëve) për të kapur peshkun e gjallë. Kormorantët lidhen nga këmbët që të mos largohen dhe në qafë në mënyrë që të mos mund ta gëlltisin peshkun e kapur.
Bëhet fjalë për një art të lashtë të peshkimit, i cili po vdes dita ditës, në rajonin Guangxi Zhuang të Kinës.
Ashtu si perëndimi i diellit në foto, po perëndon edhe një industri fitimprurëse një mijë vjeçare e Japonisë dhe Kinës.{gallery}fotot/peshkim:::0:0{/gallery}