Hambarët e Shqipërisë

Në Shqipëri numërohen 117 pika të grumbullimit të prodhimit bujqësor, 52 prej të cilave janë pika ku kryhet eksporti i prodhimeve bujqësore me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë, Greqinë, Rumaninë, Bullgarinë, Bosnjë, Kroacinë, por edhe në Suedi, Itali, Francë, Gjermani, Zvicër, Austri dhe SHBA.
 
Drejtoria e Prodhimit Bujqësor dhe Politikave Tregtare në Ministrinë e Bujqësisë bën të ditur se, numri më i lartë i qendrave të grumbullimit është i përqendruar në qarkun Lushnje -Fier, (në jug të vendit). I cilësuar ndryshe dhe si hambari bujqësor, ku janë ngritur 13 pika grumbullimi dhe eksporti të perimeve e frutave, me 5100 m² kapacitete grumbulluese (magazina) dhe kapacitet 7500 tonë dhoma frigoriferike, mundëson grumbullimin e mbi 56 mijë tonë prodhime nga fushat e fermave.
 
Përvojën e Lushnjës e gjejmë edhe në Goriçan të Beratit, pothuaj me të njëjtët tregues për grumbullimin dhe eksportin e perimeve dhe frutave, me dallimin se në këtë zonë, vëmendja është përqendruar më shumë te grumbullimi dhe eksporti direkt i prodhimeve.
 
Kosovë, Ministria e Bujqësisë planifikon 43 milionë euro mbështetje për fermerët në 2015 (1)Specialistët e sektorit shprehen se, rritja e prodhimit bujqësor vendas ka diktuar ngritjen e pikave të grumbullimit bashkohore pothuajse në të gjithë vendin, Kukës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, etj, me kushte për të ruajtur prodhimet tipike të zonës.
 
Për bimët mjekësore, organizimi i grumbullimit është në Malësinë e Madhe, Kukës e Gjirokastër.
 
Specialistët janë të mendimit se krahas rritjes së prodhimit bujqësor, ndërtimi i rrugëve të reja rurale do të nxisë marketingun bujqësor vendas drejt standardeve të reja. /ATSH/.kohaislame
Artikulli paraprakFatos Lubonja: Edi Rama tashmë ka marrë rolin e babait të kosovarëve
Artikulli vijuesEKSKLUZIVE: Isa e mendon tërheqjen. Lutfi Haziri e Vjosa Osmani vazhdojnë betejën për të parin e LDK-së