Siri – UNICEF: Kampi i refugjatëve Jarmuk, një Srebrenicë e re

Në kampin e Jarmukut, rrethuar nga trupat e Esadit dhe tani nën darën e terroristëve të DAESH-it dhe al-Kaedës, po konsumohet një Srebrenicë e re, shkruan në një komunikatë UNICEF-i, duke aluduar për masakrën ndaj 8.000 boshnjakëve nga serbët në 1995-n.
 
“Jemi shumë të shqetësuar për 3.500 fëmijë, që gjenden ende në brendësi të kampit”, shkruan UNICEF-i.
Sipas burimeve të brendshme siriane, rreth 2.000 persona janë evakuar nga kampi i refugjatëve drejt Tadamunit dhe lagjeve të tjera në jug të Damaskut.
“Pikërisht më 7 prill të vitit të kaluar, ne denonconim se që prej 187 ditësh nuk lejoheshin ndihmat humanitare në kamp, duke shkaktuar raste të rënda kequshqyerje mes fëmijëve. Sot, një vit më vonë, situata është dramatike dhe e rënduar nga futja e DAESH-it”, thotë Andrea Iacomini, zëdhënës i UNICEF-it./trt/
Artikulli paraprakEuro po forcohet
Artikulli vijuesJa çfarë thotë avokati i të dyshuarit për vrasje në “Albi Mall”