250 mijë refugjatë sirianë kanë përfituar nga nisma e Kartës së Ushqimit të Gjysmëhënës së Kuqe, një nismë e ndërmarrë nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke në bashkëpunim me Programin e OKB-së për Ushqimin.
Drejtori i Gjysmëhënës së Kuqe turke, Ahmet Lutfi Akar, ka deklaruar se 250 mijë refugjatë sirianë kanë përfituar nga nisma e Kartës së Ushqimit të Gjysmëhënës së Kuqe, një nismë e ndërmarrë nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe Programin Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.
Akar theksoi se Karta e Ushqimit të Gjysmëhënës së Kuqe është një kartë për ndihma dhe ana më e mirë e saj është se ruan krenarinë dhe dinjitetin e njeriut. Ai thekson se Karta e Ushqimit të Gjysmëhënës së Kuqe është si një kartë krediti dhe pohon më tej se në këtë kartë depozitohen shuma të parave në kohë të caktuara dhe në shuma specifike nga Gjysmëhëna e Kuqe turke.
Duke theksuar se personat, të cilët janë pajisur me këtë kartë mund të kryejnë blerje në çdo dyqan apo market që ka marrëveshje me Gjysmëhënën e Kuqe turke, Akar thotë se: “Këta persona kur dalin nga marketi me qese në duar, nuk mund të kuptohen nga askush se janë të varfër apo të pasur”.
Ai thekson më tej se po përpiqen që këtë kartë ta përhapin edhe në zona të ndryshme të Anadollit dhe se fillimisht ky aplikim është filluar në kampet, ku janë strehuar refugjatët sirianë me anë të Programit Botëror Ushqimor të Kombeve të Bashkuara.
Drejtori i Gjysmëhënës së Kuqe turke duke tërhequr vëmendjen se nga kjo kartë përfitojnë afërsisht 250 mijë refugjatë sirianë u shpreh se: “Nuk mund ti lëmë të uritur, të etur njerëzit qe ne i strehojmë në kampet tona. Ne si Gjysmëhënë e Kuqe turke kemi zgjidhur një nga problemet më të mëdha të tyre dhe do të vazhdojmë akoma të punojmë për zgjidhjen e problemeve të mbetura”, sqaron ai.
Akar thekson se sipas marrëveshjes së bërë me Programin e OKB-së për Ushqimin objektivi i tyre si Gjysmëhënë e Kuqe turke është që këtë praktikë ta eksportojnë edhe jashtë kampeve: “Në Turqi jashtë kampeve jetojnë rreth 1 milionë e 750 mijë sirianë, irakianë apo shtetas nga vendet e tjera. Këta njerëz ndodhen dhe trajtohen si mysafirë në Turqi. Për këtë arsye ne duam të kalojmë në praktikën e Kartës së Ushqimit të Gjysmëhënës së Kuqe edhe për këtë kategori dhe në lidhje me këtë jemi duke vazhduar punimet”.
– “Në vend që të shpërndajmë ushqime me thasë, do të përdorim kartat e ushqimit”
Akar thekson se Karta e Ushqimit e Gjysmëhënës së Kuqe do ta përdorin me shumë mundësi edhe në rast të katastrofave. “Tashmë në Turqi pas një kohe në vend që të shpërndajmë ushqime me kuti apo me thasë do të përdorim këtë lloj karte. Kur ndodh një tërmet, nuk shkatërrohet i gjithë qyteti. Nëse në një komunë ka rrënime, në një komunë tjetër jeta vazhdon. Kështu me shpërndarjen e këtyre kartave personat do të shkojnë nëpër markete dhe do të kryejnë blerjet e tyre në bizneset që janë aktive në atë zonë. Kështu me këtë praktikë edhe bizneset e vogla nuk falimentojnë nga këto katastrofa, gjithashtu ruhet edhe krenaria e këtyre njerëzve. Shpresojmë që të mos përballemi me katastrofa të tilla, por ne do të fillojmë ti përdorim këto lloj kartash”, sqaron Drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Ahmet Lutfi Akar.