Egjipt – Gjykata dënon me vdekje kreun e “Vëllazërisë Myslimane”

Një gjykatë egjiptiane konfirmoi sot dënimin me vdekje, të shpallur kundër shefit të ”Vëllazërisë Myslimane”, Muhamed Badie.
 
Një gjykatë egjiptiane konfirmoi sot dënimin me vdekje, të shpallur kundër shefit të ”Vëllazërisë Myslimane”, Muhamed Badie si edhe të 11 personave të tjerë të akuzuar kinse për përpjekje për destabilizimin e vendit dhe përgatitjen e atentateve.
Ndërkohë, edhe dy drejtues të tjerë janë dënuar me vdekje, shtuar këtu 23 të tjerë, të cilët janë dënuar me burgim të përjetshëm, përfshirë një egjiptiano-amerikan, Muhamed Sulltan, i arrestuar në gusht 2013 dhe aktualisht në grevë urie./trt/kohaislame
Artikulli paraprakShkatërrohen ditarët e klasave të IX-ta të shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj
Artikulli vijuesEdhe sot vazhdojnë kërkimet për 17 vjeçarin nga Suhadolli