Çfarë na mungon sot nga daveti i dikurshëm…

 
Sot gabimi i nje myslimani i faturohet fese kjo per disa arsye por me kryesorja, se opinioni i gjere nuk mund ta kuptoje se ky gabim i perket individit dhe jo fese. Ajo që perpiqen sot shumica e imamëve,hoxhallareve te bejene eshte shpjegimi i fese per besimtaret, jo vetem brenda territorit te faltoreve po edhe ne shume aktivitete te ndryshme fetare dhe sociale por te lavderuara nga Zoti,mundohemi me shume mund e sakrifica te shpjegojme fene e paster dhe vlerat qe rrjedhin prej saj per shoqerine. 
Sikur te mos mjaftoi hapesirat e vogla te percimit ne shoqeri te ketyre vlerave, fillojne disa sulme te ashpra se, keto vepra nuk duhen bere dhe se myslimanet nuk duhet te bashkepunojne me shoqerine, duke i futur myslimanet ne huti, pasiguri, izolim deri me pas ne mendime ekstremiste.
Kujt i sherben kjo? Kush perfiton nga kjo? 
Pergjigjet e ashpra dhe etiketimet e myslimaneve si qafira dhe percarja e tyre eshte demi me i madh dhe i paprecedente ku nese do t’i rikthehemi historise ka sjell vetem pjese te zeza te historise islame. 
Perkrahja e ketyre njerezve qe para se te bejne nje pune te mire, merren me gjykimin e njerezve (qe falin namaz, ushqehen duke u robtuar dhe djeresitur me rrizk hallall, mundohen t’u permbahen udherave te Allahut sa munden) me gjykime dhe emertime qafir, i dale nga feja, i shitur, munafik(dy fytyresh,hipoktrit) akuza qe skane kursyer as hoxhallaret e jo me te tjeret per shkak te pozicioneve qe ju ka dhene jeta, padyshim se eshte vetem se dem ndaj fese. 
Nuk do te ndalem ne argumenta fetare pasi keto i di cdo kush, i madh e i vogel, gjera qe i kam trajtuar here pas here, ketu po shkruaj per perkrahesit e tyre,( pavaresisht qellimit te mire apo dashamirsise) te cilet nuk kane kuptuar se sado parimor qe te hiqen ne parimet e tyre, perseri do te mbeten qafire, te dale nga feja, te shitur, dhe ne perfundim zullumin e tyre do tu duhet ta mbajne ne shpinen e tyre kushdo nga besimtaret e ndershem; ata qe cdo dite perballen me njerezit ne bizneset e tyre, ata qe cdo dite do tu duhet te ecin mes njerezve, te punojne me ta, te jene neper shkolla te mesme dhe te larta me ta…….. deri kur …. deri sa te mendojne fiks per cdo gje si ata… .
Me mendimet e tyre kane marre ne qafe familje te tera, sot gjendja ne boten e myslimaneve eshte kritike, myslimanet vriten me njeri tjetrin, e frymezuesit e tyre po shajne e mallkojne duke etiketuar shumicen e myslimaneve si qafira. 
Ne cdo fushe te fese ku u futen prodhuan modelin me te shemtuar, ne arsim hapen shkolla ku femijet mesojne jasht ligjit me idene se keto ligje nuk bejne, imagjinoni femije qe rriten te izoluar, pa nje te ardhme, pa nje shkolle? 
U futen ne fushen e dauas ( ftesa ne fe ) dhe nuk ftuan askend ne fe, perkundrazi mbi djersen e hoxhallareve te tjere percane besimtaret me tema nga me te ndryshmet, biles nuk i kursyen as ne terma e tema . Imagjinoni cfare eshte e rendesishme per ta, jo daveti dhe 95% e shqiptareve qe nuk e njohin Zotin por x mesele u be sprova e ndarjes se vertetes nga e kota…nderkohe qe kur e analizon ska te beje ndoshta me fushen e fese aspak.
Ne cdo fushe qe u futen dhe percollen vetem urrejtje, percarje, rrezuan te gjithe dijetaret e cdo vendi.
Madje do te thoja edhe kete duke u betuar ne Zot se edhe kur iu futen ” Xhihadit ” idete edhe fryma e tyre eshte shkak qe ne tokat e Shamit u harrua Bashari, u harrua gjithe gjaku i popullit sirian ku nuk u kursyen as femijet, dhe sot mbizoteron vrasja mes myslimaneve, shperngulje pa fund, varre masive, gjygje pa gjygjtare, shtet pa popull e popull pa shtet.
Arsyeja e ketij shkrimi jane ata qe nuk po kuptojne se perkrahja e kesaj fryme nuk i sherben davetit, nuk i sherben te ardhmes, nuk i sherben vendit. Asgje nuk kane kuptuar sepse nuk i kuptojne kufijt e tyre te mediokritetit. Sepse per ta cdo mysliman qe shkelqen ne nje fushe te ndryshme te jetes qe na ben te ndjehemi krenar, qe Zoti e ka bere sebep te percoje vlerat e Islamit, per ta, perseri ai nuk vlen. E fitnja, sprova, pasiguria e myslimaneve vjen sepse ata cdo kend qe nuk mendon si ata e bejne qafir, te dale prej feje, te shitur…….. deri kur …. deri sa te mendojne fiks per cdo gje si ata… .
Ne kemi nje popull te mire, betohem ne Zot per kete; qe pret nga ne te mesoje fene, kemi prinderit, faresisin, te cileve duam tu shpjegojme Madheshtine e Zotit, madheshtine e Kuranit, madheshtine e Profetit salallahu alejhi we selem edhe dhembshurine e tij etj etje … … nderkohe qe ne sot duhet te japim shpjegim per skena makabre, skena te ndryshme te dhimbshme, por ndonjehere deri dhe qesharake, per tu thene te tjereve: “Cfare kjo nuk prej Islamit nderkohe qe duhet tu thonim kjo eshte prej Islamit..” ; ” Ngelem duke pastru balten e spo kemi kohe te tregojme se kush jemi ” Spo na jepet mundesia qe tu themi qe kjo tjetra eshte prej Islamit. 
Duhet qe ne te jemi model ne shoqeri, percues te vlerave, njerez qe respektojme prinderit, farefisin, komshiun, lagjen ku banojme, qe te shperndajme buzeqeshje, prane njerezve ne nevoje… 
Gjithkush le te mendoje me vete, qofte dhe prej atyre qe sot mendojne ndryshe nga une, a do te ishit futur ne islam me lajme, vepra te tilla?
Jo por ju u futet si udhezim nga Zoti dhe shkak se dikush ju foli embel, ju ftoi ne madheshtine e Allahut, Krijuesit te qiejve dhe te tokes, por ju me pas ndryshuat sjellje, u larguat nga hoxhallaret qe ju ftonin, u bashkuat e u izoluat me mendime gjykuese, qe ju dhane trimeri te shani dijetare dhe hoxhallare, te beni qafira, te prishur, te dale prej feje, kedo mysliman qe nuk mendoi si ju. 
Nje pyetje gjate kesaj kohe qe jeni me keto mendime, a keni ftuar dot ndonje te ri te futet ne xhami? T’i flisni per fene? E keni harruar veten ne fillim sa me embelsi ju kane folur? A do te ishit bere myslimane nese do tju kishin folur me vrazhdesi, per xhihadin, per te ikur nga vendi yt diku tjeter, biles pa pyetur prinderit qe ju kane rritur me shume mundime??? Beni nje retrospektive te gjithe jetes tuaj…
Ndaj te nderuar ju qe me parime, si njerez te ditur te ligjeve fetare e laike, vendi yne ka nevoje qe kontributi juaj te shkoje ne dobi te myslimane ne pergjithesi, ne dobi te davetit, ne dobi te popullit qe nepermjet jush te shikoje modelet e sukseshme individuale, si edukim dhe vlere te Islamit dhe jo tju shikoje ne labirinthe erresire, debatesh shterpe, ne ndihme te nje fryme qe sjell vetem erresire dhe percarje… 
Lus Allahun t’i forcoje myslimanet, t’i ndricoje me Meshiren e Vet dhe te na udhezoje me urtesi ashtu sic filloi Profeti i Zotit a.s qe asnjehere nuk e ndau prej vetes meshiren dhe urtesine si ndaj armiqve ( sjellje me te cilen i fitoi zemrat )aq me teper ndaj myslimaneve… Amin!

Ahmed Kalaja

Artikulli paraprakAnaliza e “Stratfor”: Shqipëria s’bashkohet dot me Kosovën
Artikulli vijuesAya Sofia: për herë të parë pas 85 vitesh këndohet Kur-ani