Davutoglu dënon racizmin evropian, pas vendimit mbi ngjarjet e 1915-s

Kreu i Ankarasë zyrtare, Ahmet Davutoglu, dënoi ashpër rezolutën e Parlamentit Evropian, që i kërkon Turqisë të njohë të ashtuquajturin gjenocid armen të vitit 1915, duke konfirmuar se kjo simbolizonte rritjen e racizmit në Evropë.
 
“Nëse kërkon të kontribuojë për paqen, Parlamenti Evropian nuk duhet të marrë vendime, që nxisin urrejtjen kundër disa besimeve, apo një grupi etnik”, deklaroi Davutoglu para shtypit në Ankara.
“Kjo çështje e kapërcen tashmë çështjen e vetme turko-armene. Është një shenjë tjetër racizimi në Evropë”, shtoi ai.
Kryeqeveritari turk dënoi gjithashtu praninë brenda PE-së të deputetëve nacionalistë dhe të ekstremit të djathtë.
“Të gjitha grupet margjinale të Evropës kanë arritur të kenë vende në Parlamentin Evropian”, u shpreh me keqardhje Davutoglu, duke shtuar se vendimet ishin marrë në mënyrë shumë të pamenduar.
Në afrim të ceremonive me rastin e 100-vjetorit të pretendimeve armene mbi ngjarjet e 1915-s, tensioni rritet mes Turqisë, që hedh poshtë kategorikisht cilësimin “gjenocid”, dhe vendeve e institucioneve, që kërkojnë të përfitojnë nga rasti për ta bërë këtë.
Papa Françesku përmendi javën e kaluar termin “gjenocid”, duke shkaktuar zemërimin e Ankarasë, që thirri ambasadorin e saj në Vatikan.
Artikulli paraprakEcja mbrapsht, stërvitja e jashtëzakonshme me dobitë që nuk i kemi ditur
Artikulli vijuesKoment – Deklaratat e Papa Franceskut dhe problemi armen