Profesorët e Prokurorisë

Prokurorët kosovarë po gjejnë kohë të angazhohen edhe në disa kolegje private, ndonëse sistemi i drejtësisë është në kaos nga lëndët e shumta të pazgjidhura.
 
Imer Beka përpos punës së rregullt si prokuror i Shtetit, është i angazhuar edhe si ligjërues në dy kolegje private, Kolegjin AAB dhe “Juridica”. Kështu ka deklaruar ai në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ku figuron pasuria e zyrtarëve të lartë publikë.
 
Sipas formularëve për deklarim të pasurisë për vitin 2014, edhe kryeprokurori i sapozgjedhur, Aleksandër Lumezi, ligjëron edhe në një kolegj privat.
 
Angazhime të njëjta kanë edhe prokurorët: Drita Hajdari, Besim Kelmendi, Laura Pula, Agim Kurmehaj.kohaislame
Artikulli paraprak"Thirra o Allah"- thotë emigranti i mbijetuar nga tragjedia në Mesdhe
Artikulli vijuesZheng He – Muslimani me origjinë kineze,njëri nga eksploruesit më të famshëm në botë