Vritet aktivistja për të drejtat e njeriut

Pesë plumba janë zbrazur në trupin e Sabin Mehmud, aktiviste e të drejtave të njeriut në Pakistan.
 
Mehmud ka marrë këta plumba gjatë kohës sa ishte duke shkuar në banesën e saj. Sipas zëvendësshefit të policisë në Pakistan, Zafar Ikball, viktima ishte duke u kthyer nga një aktivitet dhe dy persona me motoçikletë kanë gjuajtur në drejtim të saj.
 
Në këtë atentat është plagosur edhe nëna e kësaj aktiviste.
 
Ndaj Mehmud thuhet se ka pasur shpesh herë kërcënime. Ajo së fundmi kishte kërkuar çarmatosjen e Karaçit, ih-kryeqytetit pakistanez, në afërsi të krahinës së Baloçistanit.
 
Për rastin ka reaguar edhe kryeministri Navaz Sharif, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve. /Indeksonline/
Artikulli paraprakTragjedi në Gostivar, një nxënëse humbi jetën ndërsa 7 të tjerë u lënduan
Artikulli vijuesNë konferencën evropiane për luftimin e informalitetit, edhe ministri i Kosovës