Ish-kryetari i Vushtrrisë, i përfshirë në fajde?

Familjen Gërbeshi e cila dyshohet se merret me fajde në komunën e Vushtrrisë e njohin të gjithë, që nga qytetarët e thjeshtë, Policia, gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe zyrtarët komunalë, përkatësisht ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Muharrem Shabani.
Ky i fundit në një bisedë për gazetën thotë se vetëm ka dëgjuar për këtë familje, derisa njëra nga dëshmitaret në rastin “Gërbeshi” gjatë deklaratës së saj ka thënë se nga fajdetë e familjes Gërbeshi ka përfituar edhe ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Muharrem Shabani.
 
Dëshmitarja XS të cilës Gërbeshët ia kanë marrë një dyqan që ajo e kishte në qendër të Vushtrrisë, kur e kishte dhënë deklaratën në Polici dhe kur ishte pyetur nëse e njihte ndonjë viktimë tjetër të familjes Gërbeshi ajo kishte treguar rreth rastit të R.B. /zeri/
Artikulli paraprakKomandant Hoxha: Turqia ndihmoi në lirimin e hoxhallarëve të arrestuar në Kosovë (VIDEO)
Artikulli vijuesThaçi që arrestoi hoxhallarët, takohet me kryepeshkopët katolik!