Sulm në një restorant ndaj ministrit grek të Financave, Yanis Varufakis

Varufakis dhe bashkëshortja nuk kanë marrë plagë dhe se sulmi ka ndodhur në rajonin Eksarhia të Athinës, që njihet si lagje ku mblidhen kundërshtarët e qeverisë.
 
 
ATHINË (AA) – Mësohet se ministri grek i Financave, Yanis Varufakis i cili ndodhej me bashkëshorten e tij Danai Stratu në një restorant në Athinë kanë rënë pre e një sulmi nga një grup i quajtur “Anarkistët”, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas raportimeve në median greke theksohet se Varufakis dhe bashkëshortja nuk kanë marrë plagë dhe se sulmi ka ndodhur në rajonin Eksarhia të Athinës, që njihet si lagje ku mblidhen kundërshtarët e qeverisë.
 
Një grup afërsisht prej 20 personash me maska pasi i janë afruar tavolinës në tavernën ku ndodhej ministri grek i Financave dhe bashkëshortja e tij së bashku me një të njohurin e saj të cilët ishin duke darkuar pa mbrojtjen e policisë, ata janë shprehur se zona i përket dhe kanë kërkuar nga Varufakis që të largohen nga zona e tyre.
 
Sulmuesit të cilët e kanë qëlluar me gotën e qelqit dhe të cilët e kanë ofenduar Varufakis, më pas janë mbledhur jashtë tavernës. Sulmuesit edhe gjatë kohës kur Varufakis dhe bashkëshortja e tij janë larguar nga taverna  kanë kryer sulme verbale ndaj tyre.
 
Në një deklaratë me shkrim ministri i Financave Varufakis në lidhje me ngjarjen,  ka theksuar se sulmi nuk ka qenë i planifikuar dhe se nuk ka qenë i rrezikshmërisë serioze.
 
Ministri i Financave, Varufakis i cili tërheq vëmendjen me sjelljet he veshjen e tij, nuk kërkon mbrojtje policore.kohaislame
Artikulli paraprakTeknologjia e re amerikane: Plumbi ndryshon drejtimin kur objektivi është në lëvizje (Video)
Artikulli vijuesNiger, dhjetëra të vrarë dhe të zhdukur në sulmin e Boko Haram