Yusuf u shpreh se në Shqipëri ndihet një lloj “ndjenje shpirtërore që nuk ka vdekur pavarësisht periudhës komuniste”.
I pyetur se si mund të arrinte t’i këndonte Islamit në botën perëndimore, këngëtari i lindur në Britaninë e Madhe dhe me origjinë nga Azerbajxhani, u shpreh se nuk i këndonte vetëm Islamit, por të gjithë njerëzve. Ai vuri theksin tek respekti ndaj traditës së fesë, jo vetëm tri feve hyjnore, por edhe feve të tjera.
“Është e vështirë të kesh një ide të qartë në këtë botë, por mbetet e vërteta e Zotit. Që kur isha i vogël, ulesha me më të mëdhenjtë dhe flisja për të shkuarën. Bota moderne nuk ka respekt për traditën. Njerëzit nuk kanë ndonjë qëllim të qartë se për çfarë jetojnë. Në Angli, problemi më i madh është se njerëzit nuk e dinë se për çfarë ekzistojnë! Por, ne Allahu na ka bekuar dhe kjo është arsyeja që sot jam këtu. Unë nuk mund ta shpreh me fjalë atë çfarë ndjej rreth qëllimit për të cilin jetoj”, u shpreh ai në sallën e mbushur plot.
Këngëtari i mëshoi fort që të ruhet tradita në çdo vend, dhe mbi bazën e saj të shprehen idetë e reja. Sipas tij, është e dhimbshme që në Perëndim, tradita e krishterë është harruar. Por, shtoi se një përpjekje e tillë u bë edhe në botën arabe, çka sipas tij nuk pati sukses.
“Ne si muslimanë duhet të mbrojmë traditën, edhe të feve të tjera. Duke kaluar moshën, bëhem akoma më tradicional. Për mua, nuk është prapambetje të jesh tradicional. I pyetur se si ndihej duke qenë kaq i famshëm, këngëtari tha se është tepër e vështirë për të kontrolluar së pari egon./kohaislame/
Sami Yusuf: Na ka bekuar Zoti!
Gjatë një konference për shtyp në ambientet e Universitetit BEDËR, këngëtari shprehu kënaqësinë që ndodhej në Shqipëri, ashtu sikurse theksoi “në një vend të bukur nga brenda dhe nga jashtë”.